Politike

Tensione për çështjen e emigrantëve në Itali, Gjykata e Katanias bllokon transferimin e egjiptianit

Ndalesa e parë erdhi sot nga Gjykata e Katanias, me një dispozitë që nuk vërtetonte ndalimin e urdhëruar nga komisari i policisë së Raguzës për një emigrant të ardhur nga Egjipti, i cili kërkoi statusin e refugjatit në Pozzallo.

4 Nëntor 2024, 22:20 Nga M.B
Tensione për çështjen e emigrantëve në Itali, Gjykata
Giorgia Meloni

ITALIA- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni po përpiqet në çdo mënyrë të shmangë rrëzimin e marrëveshjeve me Shqipërinë, një dështim që mund t’i kushtojë Italisë rreth një miliardë euro. Meloni u përpoq të vendoste me ligj listën e vendeve të konsideruara të sigurta nga Italia, por nuk është e sigurtë se përpjekja do të jetë e suksesshme.

Ankesat në Gjykatën e Auditorëve të paraqitura nga Italia Viva dhe Movimento 5 Stelle rëndojnë edhe mbi të ashtuquajturin “modeli i Shqipërisë”, duke akuzuar qeverinë se i ka shkaktuar dëm thesarit për mbi 250 mijë euro që shpenxoi shteti për transferimin dhe më pas kthimin e 14 emigrantëve në Itali.

Ndalesa e parë erdhi sot nga Gjykata e Katanias, me një dispozitë që nuk vërtetonte ndalimin e urdhëruar nga komisari i policisë së Raguzës për një emigrant të ardhur nga Egjipti, i cili kërkoi statusin e refugjatit në Pozzallo.

“Një listë e vendeve të sigurta nuk e përjashton gjyqtarin nga detyrimi për të verifikuar përputhshmërinë e këtij përcaktimi me ligjin e Bashkimit Evropian. Dhe në Egjipt ka shkelje serioze të të drejtave të njeriut që “ndikojnë liritë e një shteti demokratik”, thuhet në dokument.

“Është vendimi i parë i këtij lloji pas dekretligjit për vendet e sigurta”, komentoi avokatja e emigrantit, Rosa Emanuela Lo Faro.

emigrantet italia

Sondazh

Poll