Politike

Rikthehet shkolla e integrimit, nuk mungojnë tensionet, Spiropali shkon e paftuar, Tabaku: Ky aktivitet u vodh pak

Gjithashtu Tabaku tha për mediat se ajo ishte organizatore, si drejtuese e Këshillit Kombëtar të Integrimit, dhe nuk e kishte ftuar kryetaren e Kuvendit dhe nuk kishte pranuar të ulej në një tryezë me të në kushtet kur 20 kolegë të saj janë të përjashtuar.

4 Nëntor 2024, 20:21 Nga M.B
Rikthehet shkolla e integrimit, nuk mungojnë tensionet, Spiropali shkon e
Jorida Tabaku dhe Elisa Spiropali

TIRANA- Edicioni i 9-të i Shkollës së Integrimit Evropian, që përgatit të rinjtë për procesin negociues nisi mes tensionesh pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali dhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku nuk pranuan të ulen bashkë. Në hapje të ceremonisë ra në sy mungesa e Tabakut e cila drejton Këshillin Kombëtar të Integrimit.

Kjo e fundit erdhi në sallë vetëm kur u largua kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali. Tabaku tha se Spiropali i kishte vjedhur aktivitetin dhe ishte ulur në një tryezë ku nuk ishte ftuar.  

"Ndjesë për zërin, por nxitova për të ardhur këtu. Do të kisha dashur të isha që në fillim të takimit pasi unë jam kontribuuesja kryesore që kjo shkollë të vijojë edhe këtë vit, por fatkeqësisht si çdo aktivitet tjetër edhe ky aktivitet u vodh pak. Të vjen keq kur vidhen fondet publike, kontratë koncesionare, por të vjen keq dhe kur puna në këtë rast u desht të përdorej për ndasinë tonë politike", tha Tabaku.

Gjithashtu Tabaku tha për mediat se ajo ishte organizatore, si drejtuese e Këshillit Kombëtar të Integrimit, dhe nuk e kishte ftuar kryetaren e Kuvendit dhe nuk kishte pranuar të ulej në një tryezë me të në kushtet kur 20 kolegë të saj janë të përjashtuar.

jorida tabaku dhe elisa spiropali

Sondazh

Poll