Politike

SPAK i ka komunikuar akuzën, Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci pritet të japë dorëheqjen?

Becit ditën e premte në Prokurorinë e Posaçme i është komunikuar procedimi penal për veprën e korrupsionit, gjatë kohës që ka qenë në krye të Fondit Shqiptar i Zhvillimit të cilin e ka drejtuar që në kohën e qeverisë "Berisha" dhe në vazhdim në qeveritë "Rama", deri sa u përfshi në politikë duke kandiduar dhe zgjedhur si kryebashkiak i socialistëve në qytetin e Shkodrës.

4 Nëntor 2024, 22:30 Nga M.B
SPAK i ka komunikuar akuzën, Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci
Benet Beci

TIRANA- Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, raportohet se ka dhënë dorëheqjen. Mediat raportojnë se Beci ka dhënë dorëheqjen pasi SPAK e mori zyrtarisht si të pandehur. Më datë 1 nëntor, kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, u paraqit në SPAK teksa pas daljes gazetarët e pyetën nëse ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme te kryeministri Edi Rama dhe përgjigjja ishte se për këtë do të fliste në momentin e duhur. 

Becit ditën e premte në Prokurorinë e Posaçme i është komunikuar procedimi penal për veprën e korrupsionit, gjatë kohës që ka qenë në krye të Fondit Shqiptar i Zhvillimit të cilin e ka drejtuar që në kohën e qeverisë "Berisha" dhe në vazhdim në qeveritë "Rama", deri sa u përfshi në politikë duke kandiduar dhe zgjedhur si kryebashkiak i socialistëve në qytetin e Shkodrës.

"Për këtë çështje do të flasë në momentin e duhur", tha Beci.

benet beci

Sondazh

Poll