Art&Argëtim

Kur u sanksionua pavarësia e Bankës së Shqipërisë?

23 Dhjetor 2019, 21:25 Nga DOSJA
Kur u sanksionua pavarësia e Bankës së Shqipërisë?

TIRANË- Banka e Shqipërisë ka publikuar në Facebook, në rubrikën “Kuriozitetet e së Hënës”, një informacion se kur është sanksionuar pavarësia e këtij institucioni. 

Në shkrimin në mediat sociale, Banka e Shqipërisë shkruan se  pavarësia është bërë në vitin 1997. “Elementet e reja që solli ky ligj si shprehje e sanksionimit të pavarësisë së Bankës së Shqipërisë qëndrojnë kryesisht tek: mënyra e vendimmarrjes; zgjedhja e Këshillit Mbikëqyrës, zgjedhja e Guvernatorit”, shkruan BSH. 

POSTIMI I PLOTË

Më 23 dhjetor 1997, me ligjin nr.8269, “Për Bankën e Shqipërisë” sanksionohet për herë të parë pavarësia e Bankës së Shqipërisë nga çdo pushtet tjetër për realizimin e objektivit kryesor të veprimtarisë së saj, si dhe në ushtrimin e detyrave.

Elementet e reja që solli ky ligj si shprehje e sanksionimit të pavarësisë së Bankës së Shqipërisë qëndrojnë kryesisht tek: mënyra e vendimmarrjes; zgjedhja e Këshillit Mbikëqyrës, zgjedhja e Guvernatorit, afatet e qëndrimit të tij në detyrë; kompetencat e ekzekutivit; kufizimi i të drejtës për të dhënë kredi direkte për qeverinë përtej një kufiri të caktuar nga ligji etj.

Me këtë ligj, Banka e Shqipërisë: përgjigjet para Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë; ka si objektiv kryesor arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve; ka të drejtë të veprojë si agjente fiskale për llogari të Qeverisë së Republikës të Shqipërisë; ka të drejtën ekskluzive dhe është emetuese e vetme e kartëmonedhës dhe monedhës kombëtare me kurs ligjor brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Fondi i themelimit të Bankës së Shqipërisë është 750 milionë lekë. Ai mund të rritet me propozimin e Bankës së Shqipërisë dhe me miratimin e Ministrisë së Financave. I tërë fondi i themelimit akordohet dhe është në pronësi ekskluzive të Shtetit Shqiptar. Ky fond nuk mund të transferohet ose hipotekohet.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur banka e shqipërisë kuriozitetet e se henes pavaresia e bankes se shqiperis banka e shqipërisë kuriozitetet e se henes pavaresia e bankes se shqiperis

Sondazh

Poll