Art&Argëtim

Sërish telashe për Verën dhe Alketën, Valer Kolnikaj zbulon fituesin e ‘Dance’, tregon se s’janë live: Era Rusi e fit

23 Dhjetor 2019, 21:32 Nga DOSJA
Sërish telashe për Verën dhe Alketën, Valer Kolnikaj zbulon

TIRANË– Mesa duket nuk kanë fund polemikat për dyshen Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka. Ish-banori i Big Brother, Valer Kolnikaj me anë të një postimi në rrjetin e tij social kë bërë me dije se çifti fitues i “Dance with me” ka qënë Era Rusi dhe Flor Agalliu. 

Ndërkohë që spektali, i cili është me regjistrim, ende është duke u transmetuar në televizionin Klan, Valeri ka zbuluar fituesit duke u ankuar. Sipas tij çmimi, iu dha Erës, pasi ajo këndoi në festivalin e 58-të të RTSH po ashtu të organizuar nga dyshja Alketa-Vera. 

“Sonte Elvana Gjata do jemi unë dhe Stela tek Dance With Me. Vendi i parë do i jepet Era Rusit meqë këndoi bukur në festival, edhe pse në kërcim ishte copë-copë hahahahah Flori po. Meqë mbaruat për një çmim t’ju shëndrisë ylli urime. Në Malësi thonë: Siç e more do e gëzosh. Ne e shijuam pafund çdo moment, çdo kërcim të çdo javë dhe FALEMINDERIT të gjithëve, shijoni finalen e Dance With Me sonte, lërini çmimet ,”-shkruan Valeri.

Dyshja Alketa dhe Vera janë duke u përballur me polemikat e Festivalit të 58 Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu fituesi i dance with me vera grabocka alketa vejsiu fituesi i dance with me vera grabocka

Sondazh

Poll