Aktualitet

Arrestimi i Aleksandër Gjokës, Edi Paloka reagon ashpër: Rama pallohet me kokainë, po bën gjithë të zezat e mundshme

23 Dhjetor 2019, 20:40 Nga DOSJA
Arrestimi i Aleksandër Gjokës, Edi Paloka reagon ashpër: Rama

TIRANË– Ish- deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar pas arrestimit të këngëtarit Aleksandër Gjoka, duke mos i kursyer akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. 

Me anë të një postimi në Facebook, Paloka shkruan me ironi se Policia ka arrestuar ‘kriminelin’ duke iu referuar me ironi këngëtarit.

“Këtu kryeministri i vendit pallohet me kokainë dhe po i bën gjithë të zezat e mundshme shqiptarëve, Sandër Lleshi arreston Sandër Gjokën! Nxjerrin dhe njoftim sikur të kenë arrestuar ndonjë kriminel të rrezikshëm. Të pafytyrë,“-shkruan ndër të tjera Paloka. 

POSTIMI I PLOTË: 

E paskan kapur “kriminelin” … Policia nxjerr njoftim se paska arrestuar Aleksander Gjoken pasi e ka gjetur me 0.66mg alkool !!!

Te turpshem !

Qenka kapur Sandri me 0.66 miligram alkool…!!!

Ketu kryeministri i vendit pallohet me kokaine dhe po i ben gjithe te zezat e mundshme shqiptareve, Sander Lleshi arreston Sander Gjoken !

Nxjerrin dhe njoftim sikur te kene arrestuar ndonje kriminel te rrezikshem.

Te pafytyre. Partia e laerteve..

Arrestimi i Aleksandër Gjokës ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Freskut në Tiranë, pasi e kishte kaluar limitin e alkoolit. Këngëtari është prangosur menjëherë nga efektivët e qarkullimit rrugor. Tanimë pritet që Gjoka të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë për shkeljen ndaj rregullave të qarkullimit rrugor. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleksandër gjoka arrestohet aleksandër gjoka edi paloka edi rama aleksandër gjoka arrestohet aleksandër gjoka edi paloka edi rama

Sondazh

Poll