Aktualitet

Vídhnin bizhuteri dhe para nëpër shtëpitë spanjolle/ Arréstohen 3 ‘skifterët’ shqiptarë, momentet flagrante kur kape

24 Dhjetor 2019, 06:51 Nga DOSJA
Vídhnin bizhuteri dhe para nëpër shtëpitë spanjolle/

Spanjë- Në prangat e Policisë spanjolle kanë rënë tre shqiptarë, të cilët akuzohen se grabitin banesa në Madrit. Sipas Policisë, shqiptarët, identitetet e të cilëve ende nuk dihen, janë të moshave nga 25 deri në 30 vjeç. Mësohet se ata kishin hyrë në shtetin spanjol po këtë vit, me synimin për të vjedhur banesa.Gjykata për ta ka dhënë masën e sigurisë “arrést me burg”.

Si i kryenin vjedhjet?

Mediat spanjolle shkruajnë se shqiptarët udhëtonin nëpër Madrit me transport publik, ku nga lëvizjet e tyre pikasinin shtëpi ose vila, të cilat planifikonin për t’i grábitur. Ajo çfarë vihej re në aktivitetin e tyre kriminál, ishte se pasi kishin gjetur vilat e pabanuara, të tre nuk pyesnin nëse kapeshin nga kamerat apo sistemet e alarmeve të vendosura pranë banesave por mësynin brenda tyre.

Pasi hynin nëpër kopshtet e banesave, ata thyenin dyert dhe dritaret dhe futeshin brenda, ku vidhnin  bizhuteri, sende me vlerë dhe para.  Pasi bënin disa grábitje shqiptarët ktheheshin në Shqipëri.

Burimi: ABC Espana

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 shqiptarë në spanjë kapen skifterët shqiptarë në spanjë arrestohen 3 shqiptarë në spanjë kapen skifterët shqiptarë në spanjë

Sondazh

Poll