Politike

Çfarë tha Rama dhe si e bëri "fact check" Berisha në vend që ta bënin mediat?

Berisha faktoi diçka që mediat nuk e sqaruan, e cila ishte se mes operimit të Ramës dhe vizitës së Erdogan kishte një distancë kohore prej një jave. 

4 Nëntor 2024, 12:57 Nga r.ll
Çfarë tha Rama dhe si e bëri "fact check" Berisha
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e tij për mediat ditën e sotme solli në vëmendje edhe operimin e kryeministrit dhe vizitën e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan në Shqipëri, ku u shpreh se "Rama ka filluar të besojë edhe gënjeshtrat e tij". 

Kjo sipas kryedemokratit u provua në një nga podkastet e tij, kur kreu i qeverisë tha se një ditë pas operimit të tij, në kundërshtim me rregullat shëndetësore, ka pritur presidentin Erdogan në Tiranë. Berisha faktoi diçka që mediat nuk e sqaruan, e cila ishte se mes operimit të Ramës dhe vizitës së Erdogan kishte një distancë kohore prej një jave. 

"Por ky beson gënjeshtrat e tij dhe forma më e rëndë e degradimit moral të njeriut është kur ai fillon të besojë gënjeshtrat e tij. Nëse kthehemi pak më tutje, i ulur në podkastin e tij me një ministre përkarshi, i thoshte sot u operova, nesër në kundërshtim me shkencën dola se duhej të prisja Erdoganin, se vinte miku nga Turqia. Miku nga Turqia erdhi më 8 tetor, ky u operua me 3 tetor. Të njëjtin mashtrim përsëriste në studio me pensionistët. Pra, ju lutem sa herë që e keni dhe e shihni, mos injoroni faktin se ai beson gënjeshtrat e tij.", tha Berisha në konferencën e sotme. 

Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij “Flasim” tha se duhej të qëndronte 3 ditë regjim pas operacionit, por e kishte të pamundur pasi në Shqipëri do të vinte Presidenti i Turqisë, të cilin Kryeministri e cilësoi si “Sulltani”. Dhe një ditë pas takimit me Erdogan dhe ceremonisë së inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë, Rama ka udhëtuar drejt Budapestit ku sikundër tha takoi mikun e tij, Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

“Të nesërmen duhet të rrija në këmbë për të pritur sulltanin, që vinte nga Lindja, pastaj të nesërmen duhet të merrja rrugët në qendrën e ish perandorisë hungareze për të takuar mikun tim Viktor Orban, për ta falënderuar për gjithçka bërë Hungaria për këtë shtysë të fundit dhe pastaj duhet të shkonim së bashku dhe të uleshim në atë sofër si të barabartë”, tha Rama.

 

 

sali berisha

Sondazh

Poll