Politike

Berisha: Punët publike ndërtohen me 10-fishin e çmimit që ndërtohet sot në Kroaci, 90% të këtij çmimi i vjedh qeveria

Teksa po komentonte disa nga këto punë publike, Berisha tha se nuk ishte kundër për moszgjerimin e rrugëve, por sipas tij duhet të bëhet sipas një rendi në të cilin të sigurohet leverdishmëria ekonomike dhe jo të ndëshkohen qytetarët me investime të tilla.

4 Nëntor 2024, 12:38 Nga r.ll
Berisha: Punët publike ndërtohen me 10-fishin e çmimit që
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se punët publike sot në Shqipëri, ndërtohen me 10-fishin e çmimit që ndërtohet sot në Kroaci. Sipas tij, 90% e këtij çmimi vidhet nga kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij. 

Teksa po komentonte disa nga këto punë publike, Berisha tha se nuk ishte kundër për moszgjerimin e rrugëve, por sipas tij duhet të bëhet sipas një rendi në të cilin të sigurohet leverdishmëria ekonomike dhe jo të ndëshkohen qytetarët me investime të tilla.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Është bërë i tmerrshëm mekanizmi i vjedhjes së shqiptarëve me punë publike. Të dashur qytetarë dhe qytetare. Këto punë ndërtohen sot në Shqipëri me 10-fishin e çmimit që ndërtohet sot në Kroaci.

90 përqind të këtij çmimi i vjedh Lubia me Edi Ramën. Se si shkatërrohen punët publike, modeli më klasik në historinë e tyre është Unaza e Madhe e Tiranës. Ju duhet ta dini se kjo unazë 27 km në të gjithë gjatësinë e saj, nga të cilat 3 km e para ishin të mbaruara në vitin 2013, nga viti 2013 gjer sot ka përfunduar vetëm gjysma e kilometrave të mbetura.

Këtë vit dhe në vazhdim janë për t’u ndërtuar edhe rreth 12-13 kilometra të tjera. Por çfarë ka bërë Lubi Balluku dhe Edi Rama?= A mund të imagjinoni ju që të copëtojë për të vjedhur njëlloj siç copëtonte Edi Rama lejet për pallatet, e ka ndarë në 14 lote në mënyrë që në çdo lot të vidhet, të vidhet dhe vetëm të vidhet.

Të rikthehemi pak, ja pra pse ky është buxheti i vjedhjeve të mëdha, i ndëshkimit me vepra publike të qytetarëve shqiptarë. I shndërrimit të këtyre veprave nga të dobishme, të leverdishme, në të paleverdishme, në disfatë, në dështim për qytetarin.
Merrni pak investimin që bëhet këtë vit, Bradashesh-Peqin, 160 milionë euro.

Ju kërkoj njerëzisht ju, anëtarëve të medieve, të shkoni ta bëni atë distancë dhe të shihni çfarë trafiku ka. Unë nuk jam për moszgjerimin e rrugëve, por jam pa diskutim për një rend në të cilin duhet të sigurosh leverdishmërinë ekonomike dhe jo të ndëshkosh qytetarët me investime të tilla.

sali berisha

Sondazh

Poll