4 Nëntor 2024, 11:55
Nga N.F
Ilir Beqaj
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka bërw rekurs në Gjykatën e Lartë për tw ndryshuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Masa e arrestit me burg u vendos ndaj tij nga Gjykata e Shkallës së parë me hetimet për dosjen “Saspac”.
Përmes avokatit të tij Ermal Yzeiraj, Beqaj kundërshtoi masën që iu caktua nga gjykata e posaçme. Në 4 korrik të këtij viti, Ilir Beqaj u vendos në pranga me urdhër të prokurores Elida Kaçkini, e cila kreu hetimet për abuzimin me fondet e agjencisë së menaxhimit të fondeve të Bashkimit Europian.
Arrestimi i Beqajt dhe abuzimi me fondet e SASPAC
Lidhur me aferën me abuzimet e fondeve të SASPAC, më 4 korrik u vu në pranga Ilir Beqaj dhe veç tij në pranga u vu dhe Ermal Kurtulaj, krahu i tij i djathtë dhe Alfred Nikolla. Beqaj u arrestua lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi. Përmes një deklarate, SPAK sqaroi se nga hetimet rezultoi se kur drejtonte Agjencinë SASPAC, ka ngritur skemë përfitimi me fatura dhe procedura prokurimi fiktive, duke zhvatur fondet e BE (Programi IPA II). Sipas Prokurorisë së Posaçme, fondet për aktivitetet e agjencisë SASPAC shkonin te fituesit e paracaktuar sipas urdhrave dhe direktivave që jepte Beqaj. Në funksion të kësaj skeme, thotë SPAK, Beqaj ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulaj, financieri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij. Restoranti “Gzona’ brenda në Kalanë e Tiranës, sipas SPAK, ndonëse ka për administrator një person tjetër, është pronë e fshehur e Beqajt. SPAK thekson se Beqaj ka investuar te restorant “Gzona” prej vitit 2019 shumat 21 411 euro dhe 4 666 110 lekë të reja për blerjen e pajisjeve dhe 34 783 euro si shpenzime qiraje.
ilir beqaj
Politike
4 Nëntor 2024, 11:57
r.ll
selia e pd
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka nisur një letër të gjithë bordeve të donatorëve q&...
Politike
4 Nëntor 2024, 11:48
r.ll
tedi blushi
TIRANË- Është zbardhur kërkesa e plotë që deputetët e Partisë së Lirisë i kanë drejtuar...
Politike
4 Nëntor 2024, 11:37
N.F
Salianji
FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinji ka shkruar një letër nga qelia për të gjithë pensionistë...
Politike
4 Nëntor 2024, 11:41
r.ll
pamje nga komisioni
TIRANË- Mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi është bojkotuar nga anëtar&...
Politike
4 Nëntor 2024, 11:25
N.F
Silvio Gonzato
TIRANË- Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka marrë pjesë sot në ceremonin...
Politike
4 Nëntor 2024, 11:01
N.F
Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta së fundmi ka zhvilluar intervistën e tij të parë që pas...
Politike
4 Nëntor 2024, 11:05
r.ll
arben cuko
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Çuko është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e ...
Politike
4 Nëntor 2024, 10:57
r.ll
TIRANË- Deputeti i Partisë Dmeokratike, Asllan Dogjani është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Ende ...
Politike
4 Nëntor 2024, 10:34
r.ll
pamje nga mbledhja
TIRANË- Komisioni i Ekonomisë po zhvillon ditën e sotme mbledhjen e radhës, ku do të diskutohet projektbuxheti ...
Politike
4 Nëntor 2024, 10:20
r.ll
arrestimi i metes
TIRANË- Deputetët e Partisë së Lirisë dhe sekretari i përgjithshëm Tedi Blushi i kanë kërkua...