Art&Argëtim

‘Si mund të rrijë robi 5 minuta me një veshje?’, Xhemi dhe Salsano tallen me Alketa Vejsiun: S’do prezantojmë

23 Dhjetor 2019, 19:32 Nga DOSJA
‘Si mund të rrijë robi 5 minuta me një veshje?’,

TIRANË- Festivali i 58-të i RTSH-së mbrëmjen e djeshme kishte finalen, ku fituese doli Arilena Ara hde në vend të dytë doli Elvana Gjata. Por fituesi sihte në plan të dytë se gjithë vëmendjen e mori prezantuesja Alketa Vejsiu, e cila ndërroi 8 fustane dhe 3 këngë.

Një thumbim për këto veprime të Alketa Vejsiut ka ardhur dhe nga dy moderatorët e Portokallisë, Salsano Rrapit dhe Xhemi Shehu.

Në një video, dy moderatorët e “Portokallisë”, kanë ironizuar moderatoren Alketa Vejsiu, ku Xhemi thotë se nuk do të dëgjojë asnjë këngë dhe nuk mund të rrinte me një veshje më shumë se 5 minuta.

Po mendoj që sezonin e ri të “Portokallisë”,unë me Xhemin vetëm të këndojmë. Nuk do prezantojmë”, shprehet Salsano, ndëkohë nga ana tjetër Xhemi Shehu dëgjohet të thotë: Për 1 vit njëherë nuk dua të dëgjoj këngë! Ika të ndërrohem njëherë se kam 5 minuta me këtë veshje. Si mund të rrijë robi 5 minuta me një veshje?

Dje u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë. Kjo ndarje ka hapur shumë polemika.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu festivali i 58-të i rtsh polemikat e festivalit te rtsh salsano rrapi xhemi shehu alketa vejsiu festivali i 58-të i rtsh polemikat e festivalit te rtsh salsano rrapi xhemi shehu

Sondazh

Poll