Politike

"Arrestimi i Metës është mesazh për ta denigruar," Gjokutaj: Gati kallëzimi për mënyrën e arrestimit! Prokuroria është e detyruar të identifikojë personat

Më tej, Gjokutaj u shpreh se është bërë gati kallëzimi penal për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës. Ai theksoi se ata kanë përgatitur kallëzimin penal për personat që janë përgjegjës, ministri i brendshëm, drejtori i policisë.

3 Nëntor 2024, 22:11 Nga N.F
"Arrestimi i Metës është mesazh për ta denigruar,"
Meta dhe Gjokutaj

TIRANË- Avokati i kryetarit të Partisë së Lirisë, Genc Gjokutaj  në një intervistë së fundmi ka bërë gati me dije se ka bërë gati padinë për mënyrën e ndalimit të Ilir Metës. Ai u shpreh se nesër plotësohet dy javë nga dita e ekzekutimit barbar të vendimi ndërsa shtoi se ata kanë përgatitur një kallëzim penal.

"Nesër plotësohet dy javë nga dita e ekzekutimit barbar të atij vendimi, për të cilin ne kemi përgatitur një kallëzim penal," tha Gjokutaj në "Off the Record", në A2Cnn.

Ai theksoi se nga pikëpamja shëndetësore Meta nuk ka asnjë lloj problemi dhe se nuk ka as luhatje të humorit. Sipas tij këto janë disa atribuime të shtypit që kanë dalë në momentet e para kur ka shkuar një avokat i paautorizuar, të cilin Meta e ka përzërë. 


"I kam dëgjuar këto atribuime të mediave, portale. Me përgjegjësi ligjore dhe morale, iu them se nga pikëpamja shëndetësore nuk ka asnjë lloj problemi, nuk ka as luhatje të humorit.

Këto janë disa atribuime të shtypit që kanë dalë në momentet e para kur ka shkuar një avokat i paautorizuar, të cilin zoti Meta e ka përzërë. Ka shkuar një avokat i paautorizuar nga askush. Unë shkova menjëherë në drejtorinë e policisë ku ndodhej Meta dhe e kam ndjekur edhe në vazhdim," tha avokati.

Më tej, Gjokutaj u shpreh se është bërë gati kallëzimi penal për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës. Ai theksoi se ata kanë përgatitur kallëzimin penal për personat që janë përgjegjës, ministri i brendshëm, drejtori i policisë. Ai shtoi se kallëzimi duhet të përmbushë, duhet të dokumentojë faktin që ka ndodhur dhe se Prokuroria është e detyruar të identifikojë personat.

"Kemi përgatitur kallëzimin penal për personat që janë përgjegjës, ministri i brendshëm, drejtori i policisë. Kallëzimi duhet të përmbushë, duhet të dokumentojë faktin që ka ndodhur. Prokuroria është e detyruar të identifikojë personat.

Nëse ne bëjmë kërkesë do të na thonë janë sekret, të dhënë të klasifikuara, por prokurori është i detyruar të kërkojë dokumentacionin e plotë të atij operacioni. Arrestimi i Metës është mesazh për ta denigruar. I ngjajnë atyre aksioneve antimafia në Itali. Këto bëhen kur operacioni është i rrezikshëm dhe mund të godasë me armë’, tha Genc Gjokutaj.

genc gjokutaj ilir meta

Sondazh

Poll