3 Nëntor 2024, 20:20
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë banesës së tij. Berisha në fjalën e tij komentoi takimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama të zhvilluar me shqiptarët e diasporës në Selanik. Ai u shpreh se dy zonja të moshuara gjatë një debati në një studio televizive e gozhduan tiranin para shqiptarëve.
Sipas Berishës zonjat ia nxorën lakrat dhe shpirtin e tij të zi në shesh. Ai theksoi se Rama u përpoq ti mashtronte për pensionet. Sipas tij Rama gjeti Selanikun për ti kthyer përgjigje zonjave të nderuara që do të mbeten në historinë e debateve si yjet e vërteta të debatit televiziv dhe se sipas tij, fajin e ka Fevziu.
Fjala e Berishës:
Miqtë e mi! Një fjalë e urtë thotë; kur nuk ke turp, thua çdo gjë dhe bën çdo gjë. Dhe ky është rasti absolut i Edi Ramës. Ju e patë vetë se si e shpërfytyruan në studio televizive në një debat që do të hyjë në histori, kur i vogli, mposht tiranin. Një debat që do të regjistrohet në analet e debateve, si debati i të gjitha debateve, sepse dy zonja të moshuara e gozhduan tiranin para të gjithë shqiptarëve.
Ia nxorën lakrat dhe shpirtin e tij të zi në shesh. U përpoq ti mashtronte për pensionet dhe i kërkonte pse më rritet buka, çfarë do të bëj unë me 140 mijë lek, si do të ja bëj unë të pres shkurtin për të bërë analizën. Gjeti Selanikun për ti kthyer përgjigje zonjave të nderuara që do të mbeten në historinë e debateve si yjet e vërteta të debatit televiziv dhe se sipas tij, fajin e ka Fevziu.
Jo more gënjeshtar, o hajdut, fajin e ke ti, o hajdut, fajin e ke ti se vjedh çdo gjë dhe prandaj je i aftë të mashtrosh çdo gjë, të thuash çdo gjë. Ndaj dhe të gozhduan ty, dy zonja që përfaqësuan aty 700 mijë pensionistë shqiptarë, përfaqësuan të gjithë kombin aty, të vërtetat që mbrojtën, kurse ti ngele siç je, e kupton vetë ti.
berisha rama
Politike
3 Nëntor 2024, 20:07
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve...
Politike
3 Nëntor 2024, 19:39
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve t&eum...
Politike
3 Nëntor 2024, 19:25
N.F
Rama
SELANIK- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takimin e radhës me shqiptarët e diasporës. Pas takimit me shqiptarë...
Politike
3 Nëntor 2024, 18:34
N.F
Balla
SELANIK- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht dhe drejtues Politik i Partisë Socialist...
Politike
3 Nëntor 2024, 17:50
N.F
Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një mbledhje online me strukturat...
Politike
3 Nëntor 2024, 17:51
ZH.LL
Përfaqësuesit e opozitës shqiptare në SHBA
SHBA- Përfaqësuesit e Opozitës deputetët Albana Vokshi dhe Fatmir M...
Politike
3 Nëntor 2024, 17:02
N.F
Kamala Harris
SHBA- Kandidatja për presidente, Kamala Harris pak ditë para datës së zgjedhjeve në SHBA ka shkruar një lë...
Politike
3 Nëntor 2024, 17:05
ZH.LL
Partia e Lirisë
TIRANË- Partia e Lirisë ka mbledhur sot Komisionin e Diasporës, mbledhje e zhvilluar online. Në fjalën e...
Politike
3 Nëntor 2024, 14:00
ZH.LL
Policët italianë në hotelin luksoz në Gjadër
ITALIA- Në Itali ka shkaktuar reagime të shumta lajmi se policët itali...
Politike
3 Nëntor 2024, 13:55
M.B
Edi Rama
SELANIK- Pas përfundimit të takimit të kryemistrit Edi Rama me shqiptarët në Selanik, mediat greke kanë...