Politike

"Vorio Epiri është një term i vdekur", Athina i përgjigjet deklaratës së Ramës: Historia nuk skadon! Respektim të plotë të të drejtave të minoritetit etnike greke

Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se Vorio Epiri është një term i vdekur. Ndërkohë Ministria e Jashtme greke në reagim shprehet se kërkon respektim të të drejtave të minoritetit etnik grek në Shqipëri, si kusht për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Gjithashtu theksuan se historia nuk skadon.

3 Nëntor 2024, 19:25 Nga N.F
"Vorio Epiri është një term i vdekur", Athina i
Rama

SELANIK- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takimin e radhës me shqiptarët e diasporës. Pas takimit me shqiptarët në Neë York, Rama ka zhvilluar takim me emigrantët në Selanik. Në lidhje me këtë takim të kreyministrit ka ardhur edhe reagimi i Athinës. Ky reagim i tyre ka ardhur pas qëndrimit të Ramës për termin Vorio-Epiri. 

Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se Vorio Epiri është një term i vdekur. Ndërkohë Ministria e Jashtme greke në reagim shprehet se kërkon respektim të të drejtave të minoritetit etnik grek në Shqipëri, si kusht për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Gjithashtu theksuan se historia nuk skadon.

“Historia nuk skadon dhe mban gjallë kërkesën për respektimin e plotë, nga ana e Shqipërisë, të të drejtave të minoritetit etnik grek. Ky përbën një kusht eksplicit për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, sipas qëndrimit unanim të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të datës 11 tetor 2024”, nënvizuan burimet diplomatike, duke iu përgjigjur kryeministrit shqiptar.

Media greke, "Protothema" shkruan se komentet e Ramës erdhën pasi disa njerëz, të cilët ai i përshkroi si "fantazmat e së kaluarës", protestuan për praninë e tij, duke përdorur fletëpalosje dhe slogane në lidhje me Vorio Epirin. Duke ankuar për këto reagime, Rama theksoi se veprime të tilla nuk i ndihmojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

“U organizua një protestë me fletushka qesharake të frymëzuara nga të ashtuquajturit “vorioepirotët” dhe më shkaktojnë vetëm keqardhje. Vorio Epiri është një term i vdekur, me kalimin e kohës ka vdekur. Dhe ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të njerëzve që përpiqen ta tallen. Kushdo që përdor këtë term kur flet për jugun e Shqipërisë tregon se nuk dëshiron të jetojë në shekullin e 21-të. Ato janë fosile dhe turp”.

Kjo nuk është një arsye për të kultivuar ndjenja negative ndaj Greqisë. Greqia është një partner i domosdoshëm që, së bashku me Italinë dhe Turqinë, përbën një trekëndësh strategjik në politikën tonë të jashtme”, shtoi ai.


Sipas mediave të Selanikut, në protestë kanë marrë pjesë anëtarë të organizatave nacionaliste, të cilët kanë zhvilluar një tubim proteste jashtë One Salonica, me rastin e pranisë së Edi Ramës në qytet. Siç thanë demonstruesit, ata po reagojnë ndaj pranisë së kryeministrit shqiptar në Selanik, në një kohë kur shteti shqiptar shkel sistematikisht të drejtat e njeriut të minoritetit të njohur grek të Vorio Epirit.

edi rama ne selanik

Sondazh

Poll