Politike

"Arlind Qori, Sude që gënjen pensionistët"/ Aktivistët e Lëvizjes Bashkë protestojnë teksa Rama flet në sallë në Selanik: Nga Shqipëria na dëbon, tani votën na kërkon! (VIDEO)

Më tej ata bëjnë me dije se se gjatë fjalës së tij Rama përmendi përmirësimet në sistemin e pensioneve ndërsa e ka quajtur kryetarin e "Lëvizjes Bashkë", Arlind Qori si Sude që gënjen pensionistët. Në lidhje më këtë kanë reaguar aktivistët Elio Shyti dhe Besmir Skëndaj nga Lëvizja Bashkë të cilët ndërhynë së bashku me aktivistët e tjerë duke thirrur në kor sloganin:"Nga Shqipëria na dëbon, tani votën na kërkon".

3 Nëntor 2024, 21:35 Nga N.F
"Arlind Qori, Sude që gënjen pensionistët"/
Selanik

SELANIK- Aktivistë të Lëvizjes Bashkë ditën e sotme kanë qenë të pranishme në takimin e kryeministrit Edi Rama në Selanik. Përmes pamjeve të publikuara nga ky takim "Lëvizja Bashkë" shkruan se Rama zhvilloi një takim me diasporën shqiptare në Selanik, ku diskutoi për arritjet e qeverisë. 

Më tej ata bëjnë me dije se se gjatë fjalës së tij Rama përmendi përmirësimet në sistemin e pensioneve ndërsa e ka quajtur kryetarin e "Lëvizjes Bashkë", Arlind Qori si Sude që gënjen pensionistët. Në lidhje më këtë kanë reaguar aktivistët Elio Shyti dhe Besmir Skëndaj nga Lëvizja Bashkë të cilët ndërhynë së bashku me aktivistët e tjerë duke thirrur në kor sloganin:"Nga Shqipëria na dëbon, tani votën na kërkon". Protestë e cila u përshëndet edhe nga kreu i Partisë demokratike. 

"Sot kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me diasporën shqiptare në Selanik, ku diskutoi për 'arritjet e qeverisë'. Gjatë fjalës së tij, ai përmendi përmirësimet në sistemin e pensioneve, duke e quajtur kryetarin e Lëvizjes BASHKË Arlind Qori "Sude që gënjen pensionistët".

Gjatë këtij eventi aktivistët Elio Shyti dhe Besmir Skëndaj nga Lëvizja BASHKË ndërhynë duke thirrur në kor me aktivistë të tjerë: "Nga Shqipëria na dëbon, tani votën na kërkon". Në 12 vitet e fundit mbi 500 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria, ndërkohë që pensionistët shqiptarë vuajnë me pensionet më të ulëta në rajon," shkruan në postim Lëvizja Bashkë.

edi rama ne selanik levizja bashke

Sondazh

Poll