3 Nëntor 2024, 19:39
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë banesës së tij. Berisha në fjalën e tij komentoi takimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama të zhvilluar me shqiptarët e diasporës në Selanik.
Berisha u shpreh se sot kreu i narkoshtetit shqiptar u prit në Selanik me sloganin ‘Tani votat na i kërkon, nga Shqipëria na dëbon’. Kreu i PD-së gjatë fjalës së tij pa e ditur i është refëruar protestës së "Lëvizjes Bashkë" në Selanik. Gjatë fjalës së tij, Rama përmendi përmirësimet në sistemin e pensioneve, duke e quajtur kryetarin e Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori si Sude që gënjen pensionistët. Aktivistët Elio Shyti dhe Besmir Skëndaj nga Lëvizja Bashkë ndërhynë duke thirrur në kor me aktivistë të tjerë: "Nga Shqipëria na dëbon, tani votën na kërkon".
Berisha më tej i ka përshëndentur ata protestues të cilët i cilësoi guximtarë që ja plasën në fytyrë Çubrilloviçit shqipfolës të Tiranës, gjenocidin që ka kryer në 11 vitet e pushtet të tij, mbi Shqipërinë e shqiptarët. Kreu i PD-së shtoi se tre javë më parë, Eurostati informoi se numri se shqiptarëve që ka braktisur Shqipërinë nga viti 2014 në hapësirën e BE-së, ka arritur në 1.997.043, pra mbi 38% e shqiptarëve në Shqipëri. Sipas tij Rama kudo që udhëton, udhëton si një armik i Kombit shqiptar në Shqipëri, në Kosovë, në emigracion, diasporë dhe kudo që ndodhen.
Fjala e Berishës:
Të dashur miq! Sot kreu i narkoshtetit shqiptar u prit në Selanik me sloganin ‘Tani votat na i kërkon, nga Shqipëria na dëbon’. Dua të përshëndes këtu në emrin tuaj, ata protestues, djem, vajza, burra e gra, guximtar që ja plasën në fytyre Çubrilloviçit shqipfolës të Tiranës, gjenocidin që ka kryer në 11 vitet e pushtet të tij, mbi Shqipërinë e shqiptarët. Tre javë më parë, Eurostati informoi se numri se shqiptarëve që ka braktisur Shqipërinë nga viti 2014 në hapësirën e BE-së, ka arritur në 1.997.043, pra mbi 38% e shqiptarëve në Shqipëri. Ndaj dhe protestuesit në Selanik i zunë derën Çubrilloviçit dhe tek hipte në makinë i bërtisnin; Tani votat na i kërkon, nga Shqipëria na dëbon.
Miqtë e mi! Edi Rama kudo që udhëton, udhëton si një armik i Kombit shqiptar në Shqipëri, në Kosovë, në emigracion, diasporë dhe kudo që ndodhen. Ai udhëton si një armik sepse ka zbrazur Shqipërinë më shumë se çdo pushtim në të gjitha kohërat e saj. Edi Rama udhëton si një armik i Shqipërisë dhe kombit shqiptar, sepse ai ka rikthyer në Shqipëri, burgosjet dhe burgjet politike.
Sot ky Pilat, përpiqej të lante duart dhe u thoshte emigrantëve se po të kisha unë pushtet mbi drejtësinë nuk arrestonte njerëz të PS. Mendon ky dritëshkurtër, hipokrit se shqiptarët nuk e dinë se, Enver Hoxha arrestoi njëri pas tjetrit çdo bashkëpunëtor, për çdo dyshim si armik të tij.
Përkundrazi kjo fakton kontrollin e tij të plotë mbi falangat e krimit të prokurorisë speciale, mbi Dumanin, këtë mercenar pa moral, pa ligj, këtë skllav të krimeve të tij dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale. Edi Rama udhëton i damkosur kudo sepse në këtë vend të bekuar, në këtë vend që po ecte shpejt në rrugën e begatimit, në rrugën e ligjit, ai zgjodhi drogën, zgjodhi krimin, ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë për ta rrënuar atë.
edi rama ne selanik berisha levizja bashke
Politike
3 Nëntor 2024, 19:25
N.F
Rama
SELANIK- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takimin e radhës me shqiptarët e diasporës. Pas takimit me shqiptarë...
Politike
3 Nëntor 2024, 18:34
N.F
Balla
SELANIK- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht dhe drejtues Politik i Partisë Socialist...
Politike
3 Nëntor 2024, 17:50
N.F
Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një mbledhje online me strukturat...
Politike
3 Nëntor 2024, 17:51
ZH.LL
Përfaqësuesit e opozitës shqiptare në SHBA
SHBA- Përfaqësuesit e Opozitës deputetët Albana Vokshi dhe Fatmir M...
Politike
3 Nëntor 2024, 17:02
N.F
Kamala Harris
SHBA- Kandidatja për presidente, Kamala Harris pak ditë para datës së zgjedhjeve në SHBA ka shkruar një lë...
Politike
3 Nëntor 2024, 17:05
ZH.LL
Partia e Lirisë
TIRANË- Partia e Lirisë ka mbledhur sot Komisionin e Diasporës, mbledhje e zhvilluar online. Në fjalën e...
Politike
3 Nëntor 2024, 14:00
ZH.LL
Policët italianë në hotelin luksoz në Gjadër
ITALIA- Në Itali ka shkaktuar reagime të shumta lajmi se policët itali...
Politike
3 Nëntor 2024, 13:55
M.B
Edi Rama
SELANIK- Pas përfundimit të takimit të kryemistrit Edi Rama me shqiptarët në Selanik, mediat greke kanë...
Politike
3 Nëntor 2024, 13:21
M.B
Edi Rama dhe Giorgia Meloni
ITALIA- Media italiane "TGCom24" i ka dedikuar një artikull rinisjes së operacioneve për kapjen e emigrant&...
Politike
3 Nëntor 2024, 12:54
ZH.LL
Nacionalistët grekë në protestë
SELANIK- Mbështetës të forcave nacionaliste greke kanë protestuar këtë t&...