Politike

"Fitorja na pret!"/ Berisha: Marshi i Shkodrës ishte një mesazh se opozita do triumfojë

Berisha tha se, masakra është një “histori e licencuar” e dhunës shtetërore dhe bashkëpunimit të qeverisë me bandat kriminale.

2 Nëntor 2024, 19:32 Nga I.A

"Fitorja na pret!"/ Berisha: Marshi i Shkodrës ishte një

TIRANË- Kryetari e Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’ foli mbi ngjarjen e 30 tetorit në Shkodër, ku akuzoi qeverinë dhe policinë shqiptare për përgjegjësi mbi masakrën e ndodhur. Berisha tha se, masakra është një “histori e licencuar” e dhunës shtetërore dhe bashkëpunimit të qeverisë me bandat kriminale.

"Prandaj cilido që përpiqet sot t'ua shesë masakrën e 30 tetorit si një larje hesapesh mes bandash, mashtron dhe vetëm mashtron. E vërteta është se është një krim i paralajmëruar dhe një krim i licencuar nga narkopolicia që vepron në Shkodër. Ishte një krim që duhej të ndodhte në mënyrë që Edi Rama të merrte mandatin mbi krimin, siç mori kreu i bashkisë së qytetit, Benet Beci. Miqtë e mi, ndonëse Arlindi, Hamzai dhe Flutura sot prehen në dheun e ftohtë të varrezave të Shkodrës, sot në rrugët dhe sheshet e qytetit, kujtimi i tyre u përjetësua, në marshin fisnik të shkodranëve dhe shqiptarëve që shkuan në Shkodër në marshim. Sepse ai marsh i tregoi bandave, ai marsh i tregoi narkopolicisë, ai marshim i tregoi shefit të bandave dhe narkopolicëve, Edi Ramës se shqiptarët nuk do të harrojnë kurrë.

Se shqiptarët nuk do frikësohen kurrë. Se shqiptarët nuk do ta falin kurrë mandatin e deputetit që Edi Rama tenton ta blejë me gjakun e qytetarëve të Shkodrës. Marshi i Shkodrës ishte një dëshmi se qytetërimi do fitojë ndaj barbarisë. Se guximi qytetar nuk mposhtet nga asgjë. Marshi i Shkodrës ishte një mesazh se opozita do triumfojë. Marshi i Shkodrës ishte marshi i shqiptarëve që sot janë bashkë kundra së keqes! Për këtë, të gjithë ju që sot rrugëtuat në rrugët dhe sheshet e Shkodrës, në orët e saj më të vështira, keni falenderimin më të thellë, mirënjohjen më të pakufishme. Ne do fitojmë! Miqtë e mi. Fitorja na pret," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll