Politike

Si të bësh biznes në Bashkinë e Tiranës

Mesa duket Veliaj nuk është ngurruar për të dhënë leje, për biznesin nga Kosova për të operuar për 10 ditë në Tiranë, por nuk e ka marrë mundimin që t'i jap leje qytetarit që ka të njejtën ide, këtu e para 7 viteve. 

2 Nëntor 2024, 18:45 Nga I.A

Si të bësh biznes në Bashkinë e Tiranës

TIRANË- Të dorëzosh një projekt në një zyrë publike, të kërkosh leje për 7 vite rresht dhe në vend të lejes, të shohesh një tjetër biznes me idenë e njejtë si ty që operon në Tiranë. Këtë ta marrësh vesh nga një reklamë online. Kjo i ka ndodhur një qytetari me Bashkinë e Tiranës.

Ka qenë një reklamë e kompanisë nga Kosova 'Pasta Fasta Kosova', që informon qytetarët se do të vi me rulo në qendër të Tiranës për të shërbyer produktet që ata shesin. Në posterin e publikuar në faqen zyrtare të kompanisë thuhet se do të jenë në sheshin Skënderbej nga 31 tetori në 10 nëntor. 

Diçka e tillë padyshim që nuk bëhet pa lejen e Bashkisë Tiranë, të drejtuar nga Erion Veliaj. Mesa duket Veliaj nuk është ngurruar për të dhënë leje, për biznesin nga Kosova për të operuar për 10 ditë në Tiranë, por nuk e ka marrë mundimin që t'i jap leje qytetarit që ka të njejtën ide, këtu e para 7 viteve. 

Qytetari Miri Doka, ka komentuar në këtë postim të 'Pasta Fasta Kosova', ku thekson se prej 7 vitesh po pret për të marrë leje në Bashki.

"Kush i ka futur këtu rulota, meqë unë prej 7 vitesh po pres për të marrë leje", shkruan ai.

Si të bësh biznes në Bashkinë e Tiranës
Komenti

Prej 7 vitesh ky qytetar është duke pritur që të marrë leje në Bashki për të ngritur një biznes të tillë, por prej 7 vitesh vazhdon që të mos marrë asnjë përgjigje. 

bashkia tirane

Sondazh

Poll