Politike

Marshimi për masakrën me tre viktima/ Metaliaj thirrje qytetarëve të Shkodrës: Duhet të rrëzojmë krimin

Metaliaj në fjalën e saj në marshimin në qytetin e Shkodrës tha se Rama tashmë është bërë një me krimin, me bandat e organizuara kriminale për të manipuluar zgjedhjet.

2 Nëntor 2024, 13:10 Nga E. D
Marshimi për masakrën me tre viktima/ Metaliaj thirrje qytetarëve
Lindita Metaliaj

SHKODËR- Deputetja e Partisë Demorkatike, Lindita Metaliaj, u shpreh se fatkeqësisht Shkodra si djep i artit e i kulturës sot është është me kokën poshtë për situatën ku ndodhet vendi. Metaliaj në fjalën e saj në marshimin në qytetin e Shkodrës tha se Rama tashmë është bërë një me krimin, me bandat e organizuara kriminale për të manipuluar zgjedhjet.

"Duam të sensibilizojmë edhe qytetarët që të na bashkohen në këtë marshim për situatën e rëndë ku ndodhet rendi e siguria publike në vend. Mos të harrojmë që Shkodra është veriu i Shqipërisë, është djepi i demokracisë, i arti, i kulturës i humorit dhe i këngës, por sot fatkeqësisht është me kokën poshtë për situatën ku ndodhet vendi.

Ndaj ne jemi këtu për të sensibilizuar qytetarët duke ju thënë të mos nënshtrohen, të qëndrojnë me kokën lart dhe nuk mund të mposhtet Shkodra nga krimi apo regjimi diktatorial i Ramës. Tashmë Rama është bërë një me krimin, me bandat e organizuara kriminale për të manipuluar zgjedhjet. Ndaj ne do e vijojmë betejën tonë, kjo është vetëm një pjesë saj e cila do vazhdojë, do jemi me qytetarët në mbrojtje të tyre si misionarë. O sot e o kurrë është momenti që mos të nënshtohemi dhe i ftoj gjithë qytetarët të na bashkohen", tha Metaliaj.

proteste per atentatin ne shkoder

Sondazh

Poll