Politike

Marshim-protestë në Shkodër/ Dogjani: E dhimbshme të protestosh për një masakër, grupet kriminale në vend kanë mbështetjen e policisë

Dogjani u shpreh se është e dhimbshme që sot bashkë me qytetarët e Shkodrës po vijmë këtu për të protestuar lidhur me atë që ndodhi dy ditë më parë ku u vranë dy të rinj dhe një nënë që ishte kalimtare duke lënë 3 fëmijë të saj në mëshirë të fatit.

2 Nëntor 2024, 12:20 Nga E. D
Marshim-protestë në Shkodër/ Dogjani: E dhimbshme të
Asllan Dogjani

SHKODËR- Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani, ishte i pari që e hapi fjalën në protestën e organizuar nga Partia Demokratike në qytetin e Shkodrës, pas ngjarjes kriminale të ndodhur pak ditë më parë ku tre persona humbën jetën. 

Dogjani u shpreh se është e dhimbshme që sot bashkë me qytetarët e Shkodrës po vijmë këtu për të protestuar lidhur me atë që ndodhi dy ditë më parë ku u vranë dy të rinj dhe një nënë që ishte kalimtare duke lënë 3 fëmijë të saj në mëshirë të fatit.

Gjithashtu ai tha se në këtë gjendje që ka përfunduar rendi e siguria ndikojnë shumë faktorë, po në radhë të parë ka të bëjë me faktin që grupet kriminale nuk mund të kryejnë këto vepra nëse nuk kanë mbështetjen e policisë.

"Të them të drejtën unë kam punuar në Shkodër dhe është e dhimbshme që sot bashkë me qytetarët e Shkodrës po vijmë këtu për të protestuar lidhur me atë që ndodhi dy ditë më parë ku u vranë dy të rinj dhe një nënë që ishte kalimtare duke lënë 3 fëmijë të saj në mëshirë të fatit. Shkodra është një qytet i mrekullueshëm çdo cpe ka historinë e saj me një popullaritet të mrekullueshëm që e duan rendin e sigurinë publike.

Sot duhet të vinim për ta vizituar këtë qytet të mrekullueshëm, dhe jo të mblidheshim për këtë kauz ku në mes të ditës dy të rinj dhe një nënë e cila po shkonte për të punuar arat la pas tre fëmijë. Në këtë gjendje që ka përfunduar rendi e siguria ndikojnë shumë faktorë, po në radhë të parë ka të bëjë me faktin që grupet kriminale nuk mund të kryejnë këto vepra nëse nuk kanë mbështetjen e policisë.

Fakti që në mes të ditës lëvizin të armatosur të qëllojnë me automatik do thotë se ata nuk mund ta kryejnë këtë vepër pa mbështetje. Grupet kriminale nuk janë vetëm në polici, por po drejtojnë qeverinë. Në dosjen ‘Metamofoza’ kemi parë se si drejtues policie flisnin me grupet kriminale dhe kjo do të thotë se vendi e Shkodra janë katandisur si mos më keq"," tha Dogjani.

asllan dogjani

Sondazh

Poll