Politike

Marshimi për atentatin me tre viktima/ Bylykbashi: Shkodra një nga poligonet e Edi Ramës për të marrë pushtetin nëpërmjet bashkëpunimit me krimin

Bylykbashi gjatë marshimit kundër krimit politik në Shkodër theksoi se shkodranët duhet të reagojnë dhe kjo do të vazhdojë për tu përballur me këtë mekanizëm kriminal që ka në kokë një person që është Edi Rama. 

2 Nëntor 2024, 12:31 Nga E. D
Marshimi për atentatin me tre viktima/ Bylykbashi: Shkodra një nga
Oert Bylykbashi

SHKODËR- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oert Bylykbashi, tha se është e papranueshme që Shkodra të jetë modeli i simbiozës krimit me politik. Bylykbashi gjatë marshimit kundër krimit politik në Shkodër theksoi se shkodranët duhet të reagojnë dhe kjo do të vazhdojë për tu përballur me këtë mekanizëm kriminal që ka në kokë një person që është Edi Rama. Më tej ai tha se në vitin 2023 Shkodra ishte një nga poligonet e Edi Ramës për të marrë pushtetin nëëprmjet bashkëpunimit me krimin.

"Shkodranët duhet të jenë në këtë protestë sepse është e papranueshme që Shkodra të jetë modeli i simbiozës krimit me politik. Kjo ndodh tashmë në të gjithë Shqipërinë si model mënyrë qeverisëse. Nqs zgjedhjet po shkojnë përherë e më keq vjen pasi ky mekanizëm kriminal, që krimi prodhon vota dhe pastaj votat dhe politika i japin mundësi krimit. Shkodranët duhet të reagojnë dhe kjo do të vazhdojë për tu përballur me këtë mekanizëm kriminal që ka në kokë një person që është Edi Rama.

Rama mori vendim që të vinte në Qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 2021, firmosi me dorën e tij listën e deputetëve të Qarkut të Durrësit dhe është shembulli perfekt për të provuar lidhjen simbiozën e politikës me krimin. Politika që i hap dyer kështjellës publike, krimit. Mbledhin vota për të marrë më pas interesa ekonomike dhe këtë e ka në dorë vetëm pushteti publik.

Edi Rama e provoi në Durrës, ku lista e deputetëve të Durrësit është jo thjeshtë e shkalafitur por qartë e hartuar me Kodin Penal në dorë. Ky është fati që po i ofron Shkodrës. Jo vetëm korrupsioni i bashkisë por bandat. Në vitin 2023 Shkodra ishte një nga poligonet e Edi Ramës për të marrë pushtetin nëëprmjet bashkëpunimit me krimin. Ne jemi këtu për tu përballur, mosbindja civile është në funksion të kësaj përballje. Në zgjedhjet e ardhshme shkojmë për të mundur Edi Ramën me të gjithë taborin e krimit," tha Bylykbashi. 

oert bylykbashi

Sondazh

Poll