Art&Argëtim

Pemët ‘polka dots’ në Tiranë, arti i ‘kopjuar’ i Veliajt nga japonezja e njohur

10 Mars 2019, 12:54 Nga DOSJA
Pemët ‘polka dots’ në Tiranë, arti i

TIRANË– Nëse ju ka rënë rruga të kaloni tek bulevardi “Dëshmorët e kombit” sigurisht që ajo që nuk mund të shpëtojë pa rënë në sy janë pemët e stilit ‘polka dots’. Pemë të shumta janë të mbështjella me një copë të kuqe me topa të bardha. Po ku është frymëzuar kryabashkiaku Erion Veliaj që ka sjellë këtë projekt të pemëve në Tiranë?!

Me një kërkim të vogël, ne mësuam se kjo ide është vënë në zbatim për herë të parë nga artistja japoneze Yayoi Kusama. Në vitin 2016 Kusama u bë hit në rrjet për pemët e shumta që mbështolli me ‘polka dots’ në të gjitha parqet ndërkombëtare.

Yayoi Kusama është një nga artistet më të njohura kontemporane në të gjithë botën, për vënien në përdorim të stili ‘polka dots’, në mënyrë të pambarimtë. Madje edhe në shtëpinë e saj, ajo dekoron gjithçka me pika dhe topa me ngjyra e madhësi të ndryshme. 

(f.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete erion veliaj kryebashkiaku veliaj pemet me topa ne tirane polka dots yayoi kusama erion veliaj kryebashkiaku veliaj pemet me topa ne tirane polka dots yayoi kusama

Sondazh

Poll