Art&Argëtim

Çfarë shkruante gazetari Jozef Roth në udhëtimin e tij në Shqipëri në 1927: Vend i korruptuar, të shkolluarit nuk dëgjo

9 Mars 2019, 20:19 Nga DOSJA
Çfarë shkruante gazetari Jozef Roth në udhëtimin e tij

Gazetari dhe novelisti austriak Joseph Roth në librin e tij “Fjala dhe koburja (Udhëtim nëpër Shqipëri, 1927)” shkruan thënie për shqiptarët.

Roth shkruan se pjesa më e madhe e popullit është e prapambetur ndërsa një pjesë e vogël e të shkolluarve janë të korruptuar dhe merreshin me intriga edhe pse në të vërtetë nuk i dëgjonte askush.

“Një shqiptari me arsim të lartë nuk i bie ndër mend që të bëhet komisar policie. Po qe se më e pakta ai nuk bëhet president, preferon më shumë të komplotojë kundër qeverisë në fuqi, ose përpiqet të bëhet “mik” apo “anëtar partie” i këtij apo atij ministri. Edhe pse i pajisur me një dyshim jashtëzakonisht të mprehtë kundër të huajve, intelektuali shqiptar ka aftësinë që po me këta të huaj të bëjë pazare për burimet që ka vendi i vet. . .
Pjesa më e madhe e popullit – e prapambetur, e parë nga origjina – me prejardhje të lashtë, ndërsa e parë nga numri i popullsisë po shkon drejt tkurrjes. . .
Shtresa e pasur është mjaft e vogël dhe për këtë e gjithëfuqishme, e përfshirë në sherre, këto gjithmonë mes çifligarëve të mëdhenj.
Shtresa e borgjezisë në qytete është akoma në zhvillim, frikacake, e paarmatosur, gjithnjë me dëshirën të braktisë vendin dhe në fatet e Shqipërisë gjysmë e interesuar.
Ndërsa një pjesë e vogël e gjysmë të shkolluarve është e korruptuar, shikon se si të pasurohet për vete duke bërë pazare me fqinjët për interesa të veta dhe duke tjerrë intriga – nga teka, ambicia, dhe lakmia. Më në fund – ata që janë vërtet të shkolluar këtu nuk i dëgjon askush.”-shkruan Roth për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Postimi i plotë:

(k.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture 1927 fjala dhe koburja gazetari austriak joseph roth joseph roth udhëtim nëpër shqipëri 1927 fjala dhe koburja gazetari austriak joseph roth joseph roth udhëtim nëpër shqipëri

Sondazh

Poll