Art&Argëtim

Arbana Osmani harron bashkëshortin, kalon fundjavën me të dashurin e ri (Foto)

10 Mars 2019, 10:11 Nga DOSJA
Arbana Osmani harron bashkëshortin, kalon fundjavën me të

Moderatorja Arbana Osmani mesa duket e ka lënë përfundmisht pas krahëve historinë 16-vjeçare me ish-bashkëshortin e saj, Ardit Keron. Nëna e një djali 5 vjeçar Jonit, këtë fundjavë e ka kaluar me regjisorin Eduart Grishaj, i cili përflitet të jetë edhe partneri i ri i moderatores.

Dyshja janë parë në hyrje të “Komunës së Parisit” teksa lëviznin me një automjet tip “BMW X5” me ngjyrë të zezë. Si fillim ka zbritur Eduarti dhe më pas moderatorja e cila ishte edhe shoferja dhe të dy janë drejtuar tek një bar-kafe aty pranë.

Arbana Osmani prej një viti përflitet se ka nisur procedurat e divorcit me njeriun me të cilin kaloi 16 vite të jetës së saj, financierin Ardit Kero. Dyshja janë prindër të një djali 5-vjeçar, Joni, i cili jeton me Arbanën. Kjo e fundit mendohet se ka nisur një lidhje të re me regjisorin e emisionit të saj “Dua të të bëj të lumtur”.

Nuk kanë munguar momentet kur dyshja janë kapur ‘mat’ së bashku, si rasti i ditës së sotme, por është vënë re edhe një dëshirë e Osmanit për të promovuar Grishajn. Megjithatë asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar asgjë deri më tani.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arbana osmani ardit kero divorci iarbana osmanit eduart grishaj joni partneri i arbana osmanit arbana osmani ardit kero divorci iarbana osmanit eduart grishaj joni partneri i arbana osmanit

Sondazh

Poll