Art&Argëtim

Make-up artisti shqiptar pushton mediet ndërkombëtare

10 Mars 2019, 08:54 Nga DOSJA
Make-up artisti shqiptar pushton mediet ndërkombëtare

Arbër Bytyqi është make-up artisti i njohur nga Kosova që ka rrëmbyer të gjithë vëmëndjen e mediave ndërkombëtare.

Ai ka një studio profesionale në Prizren dhe nëse i hedhim një sy profilit të tij në Instagram mund të themi me plot gojën që një talent i tillë nuk mund të mbetet pa nxjerrë në pah. Make-up artisti hedh gjithmonë kolazhe fotosh, duke na treguar para dhe pasi klienti është kuruar nga duart e tij.

Ndryshimi dhe transformimi janë të dukshme dhe kjo ka bërë që ai të merret si pikë referimi për talentin e tij në media ndërkombëtare si ‘Daily Mail’, ‘Business insider’, ‘Standardmedia’,’ Fresh News’ e shumë portale të tjerë edhe në Ballkan.

“Make-up artisti na tregon foton e mrekullueshme të ndryshimit para dhe pas të nuseve në ditën e tyre më të rëndësishme”,-shkruan Daily Mail.

Ka qenë vetë artisti që na ka treguar se si ka zënë disa nga faqet e medieve më të rëndësishme ndërkombëtare të cilat nuk i kanë kursyer komplimentet dhe fjalët më të mira për Arbër Bytyqin.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arbër bytyqi makeup artist medie ndërkombëtare talent arbër bytyqi makeup artist medie ndërkombëtare talent

Sondazh

Poll