Art&Argëtim

‘Llucë’ me alkool dhe ngiste makinën, arrestohet Aleksandër Gjoka, si u arrestua tek ‘Fresku’

23 Dhjetor 2019, 17:05 Nga DOSJA
‘Llucë’ me alkool dhe ngiste makinën, arrestohet

TIRANË– Arrestohet këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka. Mësohet se këngëtari i muzikës ‘rock’ është arrestuar nga patrulla e policisë, pasi akuzohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se këngëtari i muzikës ‘rock’ është arrestuar nga një agjent i krimeve dhe 4 efektivë Policie në rrugën “Sotir Caci” pranë zonës së Freskut.

Mësohet se këngëtari ishtë aq i dehur saqë kishte rrëzuar të gjitha konet e ngritura nga patrulla e Komisariatit numër 4 të kryeqytetit. Pasi i është bërë testi i alkoolit, i cili zbuluar se niveli i intoksikimit ishte 0.66 mg/l, 60-vjeçari u prangos nga efektivët e qarkullimit rrugor, të cilat e shoqëruan më pas në Komisariat.

Mbrëmjen e djeshme, Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në rrugë të ndryshme të kryeqytetit. Tanimë pritet që Gjoka të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë për shkeljen ndaj rregullave të qarkullimit rrugor. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. Gj., 60 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi më datën 23.12.2019, rreth orës 00.15, është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”.

Pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” .

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz aleksandër gjoka arrestohet aleksandër gjoka aleksandër gjoka arrestohet aleksandër gjoka

Sondazh

Poll