Art&Argëtim

Ndahet nga jeta shkrimtari Mehmet Myftiu, njeriu që jetoi ferrin e internimit prej mendimeve të lira

23 Dhjetor 2019, 14:13 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta shkrimtari Mehmet Myftiu, njeriu që jetoi ferrin e

TIRANË– Është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 89-vjeçare shkrimtari Mehmet Myftiu, i njohur ndryshe si themelues i letërsisë realiste pas Luftës së Dytë Botërore. Njeri i letrave, i ndjeri Myftiu është autor i disa librave, përfshirë romanin “Shkrimtari”, për të cilin i është hequr e drejta e botimit për 25 vite rresht.

Në moshën 12-vjeçare, Myftiu u internua nga nazistët në kampin e përqendrimit në Prishtinë, e ndërsa më vonë edhe nga komunistët për mbrojtjen e lirisë së fjalës të mikut të tij, Kasem Trebeshina.

Dashuria dhe ndjeshmëria e tij ndaj së bukurës duket se është përcjellë edhe tek e bija, shkrimtarja e mirënjohur Besa Myftiu dhe mbesa, artistja Elina Duni. Përcjellja për në banesën e fundit të Mehmet Myftiut do të bëhet nesër, në orën 12:00.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture mehmet myftiu vdes shkrimtari mehmet myftiu mehmet myftiu vdes shkrimtari mehmet myftiu

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Dhjetor 2019, 12:38

TIRANË– Moderatorja e njohur Arbana Osmani sëbashku me partnerin e saj Eduart  Grishaj kanë treguar se kanë ndjekur nga shtëpia Festivalin e ’58 të të RTSH...