Art&Argëtim

“Kot nuk shkoi të këndojë dhe kjo..”/ Të ulur në divan pranë njëri-tjetrit Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani bëjnë t

23 Dhjetor 2019, 14:45 Nga DOSJA
“Kot nuk shkoi të këndojë dhe kjo..”/ Të ulur

TIRANË– Eduart Grishaj ka publikuar disa momente brenda shtëpisë me moderatoren e njohur Arbana Osmani. Mesa duket të dy kanë preferuar të ndjekin natën finale të Festivalit të Këngës në RTSH të ulur në divan, teksa bëjnë tifo për Arilena Arën.

Si Eduarti, ashtu edhe Arbana kanë publikuar foton e Arilenës dhe e kanë mbështetur atë. Ndërsa me anë të kësaj video, Eduarti tregon një dëshirë të Arbanës për të kënduar dhe krahas videos ka shkruar: Kot nuk shkoi të këndoj dhe kjo pak me Alketën”, duke ironizuar paksa këtë të fundit. Ndërsa Arbana i është përgjigjur duke qeshur dhe duke e quajtur xheloz partnerin e saj.

Dje u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSH, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më parë. Në vendin e dytë u rendit Elvana Gjata, me një këngë ritmike që titullohej “Me tana”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arbana osmani arilena ara shpallet fituese eduart grishaj arbana osmani arilena ara shpallet fituese eduart grishaj

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Dhjetor 2019, 12:38

TIRANË– Moderatorja e njohur Arbana Osmani sëbashku me partnerin e saj Eduart  Grishaj kanë treguar se kanë ndjekur nga shtëpia Festivalin e ’58 të të RTSH...