Art&Argëtim

Robert Berisha ironizon fitoren e Arilenës, kapet keq me ndjekësin: Me hangsh…

23 Dhjetor 2019, 14:43 Nga DOSJA

TIRANË- Robert Berisha, ka bërë një koment në postimin e Arilenës, ku ajo ka pozuar duke treguar kupën që mori nga “Festivali i Këngës”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong”.

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka mbështetur Elvanën, duke thumbuar Arilenën për fitoren e saj me “ironi”. Por mesa duket kjo ironi e përdorur nga Roberti nuk i ka pëlqyer aspak fansave të Arilenës.

Roberti është kapur keq me njërin prej ndjekësve.Në rrjetet sociale ky koment i Robertit është interpretuar si ironizim, ndonëse vetë pak ditë më parë në një intervistë nuk mbajti anë as të Arilenës e as të Elvanën, duke i konsideruar dy këngët ‘si për varrime’.

Dje u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSH, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më parë. Në vendin e dytë u rendit Elvana Gjata, me një këngë ritmike që titullohej “Me tana”.

M.P/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arilena ara fituese e festivalit te kenges robert berisha arilena ara fituese e festivalit te kenges robert berisha

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Dhjetor 2019, 12:38

TIRANË– Moderatorja e njohur Arbana Osmani sëbashku me partnerin e saj Eduart  Grishaj kanë treguar se kanë ndjekur nga shtëpia Festivalin e ’58 të të RTSH...