Art&Argëtim

FOTO/ Arilena Ara dhe Alketa Vejsiu ‘zhdukin’ nga Instagrami njëra-tjetrën, çmimi i madh përçan miqësinë disa vjeçar

23 Dhjetor 2019, 15:40 Nga DOSJA
FOTO/ Arilena Ara dhe Alketa Vejsiu ‘zhdukin’ nga Instagrami

TIRANË– Arilena Ara, fituesja e çmimit të parë në Festivalin e 58-të të RTSh-së nuk e ndjek më moderatoren Alekta Vejsiu në Instagram. Me një vëzhgim në njerëzit që ndjek këngëtarja, Dosja.al vuri re se Alketa Vejsiu nuk është më një orej tyre.

Gjithçka ka ndodhur gjatë ditës së sotme, vetëm pak orë pas mbrëmjes së ndarjes së çmimeve në Festivalin e 58-të të RTSh-së. Ndërsa nga ana tjetër, edhe prezantuesja ka hequr nga rrjeti i saj social këngëtaren.

Dje u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë.

Ndarja e çmimeve ka sjellë mjaft reagime në rrjet, dhe një prej tyre ishte edhe ai i prezantueses Alketa Vejsiu. Kjo e fundit mori përsipër që t’i kërkonte të falur publikisht Elvanës, e cila pas ndarjes së çmimeve u mbyll në dhomë dhe bojkotoi post-partyn.

Mesa duket kjo deklaratë ka dhënë edhe efekte edhe në marrëdhënien mes Vajsiut dhe Arës, të cilat njihen për marrëdhënien e ngushtë që në kohën kur Arilena konkuronte në festivalin “Gjeniu i Vogël”.

(F.M/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu arilena ara arilena ara shpallet fituese alketa vejsiu arilena ara arilena ara shpallet fituese

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Dhjetor 2019, 12:38

TIRANË– Moderatorja e njohur Arbana Osmani sëbashku me partnerin e saj Eduart  Grishaj kanë treguar se kanë ndjekur nga shtëpia Festivalin e ’58 të të RTSH...