Politike

“Rama më bëri eurodeputet”, Beleri: Unë me disa himarjotë të tjerë donim të fitonim bashkinë që të punonim për vendin tonë

Ai shtoi se nuk e kishte ëdërruar as nuk e kishte qëllim të ishte eurodeputet.

31 Tetor 2024, 21:13 Nga M.B
“Rama më bëri eurodeputet”, Beleri: Unë me disa
Fredi Beleri

TIRANA-  Eurodeputeti Fredi Beleri tha sot se e fitoi pozicionin në Parlamentit Evropian falë luftës që kryeministri Edi Rama i shpalli kur kandidonte për bashkinë Himarë. I ftuar në emisionin 'Now' në Euronews Albania, Beleri tha se ai me disa himarjotë të tjerë donim të fitonim bashkinë Himarën që të punonin për vendin. Ai shtoi se nuk e kishte ëdërruar as nuk e kishte qëllim të ishte eurodeputet.

“Në burg kam qenë 16 muaj, njeriu kur kalon një problem është si të mos e ketë pasur kurrë, isha në burg, dola, tani jam eurodeputet, s’e kisha ëndërruar as e kisha qëllim. Unë me disa himarjotë të tjerë donim të fitonim bashkinë Himarën që të punonim për vendin tonë. Sulmi i paprecedentë i kryeministrit, mënyra se si drejtësia u përdor prej tij, arrita që sot të jem eurodeputet”, tha Beleri.

fredi beleri

Sondazh

Poll