Politike

Arrestimi i Ilir Metës, Rama: Nuk kam asnjë koment, unë nuk drejtoj Policinë e Shtetit

 Sipas kreut të qeverisë emisionet mediatike janë duke e trajtuar ish-presidentin si viktimë.

31 Tetor 2024, 21:12 Nga r.ll

Arrestimi i Ilir Metës, Rama: Nuk kam asnjë koment, unë nuk

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të japë asnjë koment konkret lidhur me arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Rama tha se kjo është një subjekt me të cilin merret drejtësia. 

“Ke gjetur njeriun e gabuar për t’ia bërë këtë pyetje. Nuk kam asnjë koment. Është një subjekt me të cilin merret drejtësia, nuk kam asnjë koment”, tha Rama.

I pyetur në "Opinion" për mënyrën e arrestimit të Metës, Rama tha se nuk e drejton Policinë e Shtetit dhe operacionet e saj. Sipas kreut të qeverisë emisionet mediatike janë duke e trajtuar ish-presidentin si viktimë.

“Policia e Shtetit nuk varet nga unë. Unë nuk drejtoj Policinë e Shtetit. Policia e Shtetit ka drejtues, ka protokolle, ka operacione që i ndërton mbi bazë të këtyre protokolleve. Dhe unë nuk bëj komente për një subjekt të drejtësisë. Jua kam lënë juve ta trajtoni si viktimë nëpër emisione, ditën dhe natën. Gjëja më e lehtë për ju është të krahasoni Shqipërinë me Kolumbinë. Të krahasoni Shqipërinë me narkoregjimet. Bëjeni, nuk ka problem fare. Shqipëria ka hapur negociatat për t’u anëtarësuar në BE. Hapja e negociatave nuk i bëhet një vendi që është si Kolumbia, as një vendi që është narkoregjim, as një vendi që është regjim, por një vendi që skanohet me fakte, skanohet, jo nga gazetarë që janë këtu brenda vorbullës, por nga ekspertë të BE-së që vetëm me atë merren”, tha Rama.

 

edi rama

Sondazh

Poll