Politike

Atentati në Shkodër dhe krimi në vend, Rama: Krimi sot është më i tkurrur se kurrë, numri i vrasjeve ka rënë

Ai shtoi se bandat kriminale janë tërhequr në perimetrin e tyre.  

31 Tetor 2024, 20:20 Nga r.ll
Atentati në Shkodër dhe krimi në vend, Rama: Krimi sot
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar mbrëmjen e sotme situatën e krimit në vend dhe atentatin e mbrëmjes së djeshme në Shkodër.  

I ftuar në Opinion, Rama tha se aktualisht krimi është më i tkurrur se sa ka qenë kur PS mori qeverisjen. Kryeministri tha se atentati në Shkodër është tragjedi, por sipas tij lufta kundër krimit ende nuk ka përfunduar. Ai shtoi se bandat kriminale janë tërhequr në perimetrin e tyre.  

"Krimi është më i zbrapsur se kurrë ndoherë. Këto janë tragjedi, por ne e kemi marrë detyrën me një vrasje në 3 ditë dhe sot jemi në numrin më të ulët të vrasjeve. Kjo padyshim është tragjedi. Nuk ka përfunduar beteja kundër krimit, vazhdon. Çdo vit numri i vrasjeve është rënie, dhe ky është viti me më pak vrasje. Por beteja kundër krimit nuk ka mbaruar. Bandat nuk po kontrollojnë asgjë vecse janë të tkurrur në perimetrin e tyre.", tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll