31 Tetor 2024, 19:25
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin para mbështësve të mbledhur poshtë banesës së tij, ka folur sërish lidhur me atentatin që tronditi opinionin publik ditën e djeshme.
Berisha ka akuzuar policinë e Shkodrës se pas kallëzimit të Arlind Bushatit, jo vetëm që nuk e morën në mbrojtje por as nuk i dëgjuan shpjegimet. Ai shtoi se vrasësit të cilin, sipas kryedemokratit, e njeh gjithë Shkodra, as nuk u mor në pyetje dhe as nuk iu kontrollua banesa.
"Miqtë e mi, pasdite dje, tek kthehesh në shtëpi te tre fëmijët e saj, ra, humbi jetën Flutura Basha. Bashkëshorti i saj lufton me vdekjen në shtratin e spitalit. Dy të rinj, Hamza Liçi, Arlind Bushati, 23 dhe 33 vite, u korrën nga breshëritë e vrasësve në pritë Një masakër e mirëfilltë, një dramë.
Tre njerëz humbën jetën, një i katërt në gjendje të rëndë. Viktima të pafajshme. Tre fëmijë të familjes Basha mbetën pa nënë, por miqtë e mi, ky ishte një krim i paralajmëruar. Kjo dramë, kjo masakër mund të ishte parandaluar dhe shmangur plotësisht.
Çifti Basha mund të kishte mbërritur mbrëmë në shtëpinë e vet dhe sot do të ishte së bashku në shtëpi me fëmijët e tyre.
Po kush mund të parandalonte këtë krim, më thoni ju mua? Narkopolicia e Edi Ramës, që është njësh me krimin? Jo, kurrë. Kujtoj se jo më larg se në shtatort, Arlind Bushati tek pinte kafe me shokët e vet, pa vrasësin serial që i drejtuan armën por nuk i shkrepi për t’i marrë jetën. Por çfarë bëri policia para këtij akti? Narkopolicia jo vetëm që nuk mori në mbrojtje Arlindin, por as nuk denjoi as të dëgjojë shpjegimet e tij!
Kurse vrasësi, të cilin e njeh gjithë Shkodra, as nuk u mor në pyetje, as nuk u thirr, as nuk iu kontrolluar shtëpia, sepse vrasjet, masakrat dhe terrori janë mjetet me të cilat Edi Rama kërkon të sundojë dhe tmerrojë Shkodrën, ashtu siç mori mandatin e bashkisë, kërkon të marrë mandatin e deputetit.", tha Berisha.
sali berisha arlind bushati
Politike
31 Tetor 2024, 17:28
r.ll
ervin salianji
FIER- Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar nga burgu i Fierit lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në...
Politike
31 Tetor 2024, 17:02
r.ll
silvio gonzato dhe edi rama
TIRANË- Shqipëria ka bërë pak progres në luftën kundër korrupsionit dhe kjo falë pun&eu...
Politike
31 Tetor 2024, 16:51
r.ll
pamje nga forumi
TIRANË- Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...
Politike
31 Tetor 2024, 14:27
M.B
Foto nga takimi
KANADA- Në Konferencën e Ministrave mbi Dimensionin Humanitar të Formulës së Paqes në Ukrainë, Mini...
Politike
31 Tetor 2024, 14:12
ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpallur protestën e radhës të opozitës në Shkod&...
Politike
31 Tetor 2024, 14:08
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se Shqipëria është i vetmi vend në Europë me tre liderët e...
Politike
31 Tetor 2024, 13:58
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se kryeparlamentarja Elisa Spiropali i ka ngritur kuth ambasadorit të BE-s...
Politike
31 Tetor 2024, 13:52
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i demokratëve Sali Berisha ka hedhur dyshime në lidhje me atë që ka ndodhur ditën e djeshme në...
Politike
31 Tetor 2024, 13:51
I.A
Sali Berisha
"Por meqë jam te ky bastardi i Hitlerit shqiptar të pas luftës së dytë botërore, Enver Hoxhës, dua ti them ...
Politike
31 Tetor 2024, 13:38
M.B
Kuvendi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka dhënë përgjigjen e tij pas 'këshill&...