Politike

Berisha: Revansh i papërmbajtur i bandës së partisë për të terrorizuar qytetin. Të shtunën të gjithë në Shkodër

Gjatë fjalës së tij për mediat, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se përdor krimin, mafian më agresive për t’i mposhtur, frikësuar ata dhe që e bën qytetin e tyre të pajetueshëm.

31 Tetor 2024, 14:12 Nga ZH.LL
Berisha: Revansh i papërmbajtur i bandës së partisë për
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpallur protestën e radhës të opozitës në Shkodër për t’u solidarizuar me qytetarët pas ngjarjes së rëndë ditën e djeshme. Gjatë fjalës së tij për mediat, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se përdor krimin, mafian më agresive për t’i mposhtur, frikësuar ata dhe që e bën qytetin e tyre të pajetueshëm.

Në vijim të fjalës së tij, Berisha ftoi të gjithë qytetarët që t'i bashkohen në protestë të shtunën, si një akt solidariteti me Shkodrën dhe Shkodranët.

"Masakra e djeshme në Shkodër, është një masakër ndaj të gjithë shqiptarëve, sepse nuk është thjeshtë një përplasje mes grupeve, jo. Është revansh i papërmbajtur i bandës së partisë, i bandës shtetërore për të terrorizuar qytetin, për të vendosur këtë qytet nën terror, me ekzekutime publike, me qëllimin e vetëm kryesor për të siguruar vota për kreun e krimit të organizuar në Shqipëri, të cilit pasi i dolën të gjithë të vërtetat e votave në Durrës, nga Avdylët, Troplinët, Dervishë e kompani, tani duan ti sigurojnë me Bajrët në Shkodër. Dhe një herë ftoj çdo qytetar të lejë çdo punë ditë e shtunë, të shkojë si një akt solidariteti, njerëzie, një akt miqësor ndaj Shkodrës dhe Shkodranëve e cila ka dhënë kaq shumë për Shqipërinë dhe kombin dhe që duan ta mposhtin me hanxharë dhe xhelatë të pushtetit. Por kjo nuk do të ndodhë kurrë. Faleminderit!", tha Berisha.

sali berisha shkoder proteste

Sondazh

Poll