Politike

PD publikon mesazhet: Punonjësve të administratës u kërkohet të gjejnë vota të diasporës për PS-në

Hysaj me anë të një postimi në Facebook thekson se administrata po kërcënohet me vendin e punës.

30 Tetor 2024, 14:27 Nga I.A
PD publikon mesazhet: Punonjësve të administratës u kërkohet
Jola Hysaj

TIRANË- Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj ka publikuar mesazhet ku i kërkohet administratës që të gjejnë njerëzit e tyre në diasporë dhe ti bindin të votojnë qeverinë Rama. Hysaj me anë të një postimi në Facebook thekson se administrata po kërcënohet me vendin e punës.

Postimi i Plotë:

Të të marrin "peng" për një vend pune jo vetëm ty që punon por dhe gjysmën e farefisit, ndërkohë që vetë "naltëmadhnia" nuk ka lënë njeri të fisit të kabinetit pa bërë patronazhist. E ju thoni pse protestojmë?

A ndiheni të lirë kur monitoroheni nga mëngjesi në mbrëmje? A ndiheni të lirë teksa i'u vënë në pozita të vështira nga mëngjesi në mbrëmje në takoheni me një opozitar, apo një i tillë është pjesë e fisit tuaj? Kur persekutimi social dhe ekonomik kalon te buka e gojës se fëmijës tënd, nënës e babës, farefisit e gjithë shoqërisë, ti zgjedh të nënshtrohesh nga ky regjim kontrollues, totalitar?

Zgjohuni sa nuk është VONË! Mos lejoni që nevoja juaj t’ju çojë në nëpërkëmbjen e dinjitetit dhe të drejtave tuaja. Nevoja për të mbijetuar është bërë e madhe, por nuk mund të shesësh shpirtin. Zgjohu sot se nesër s'do ketë më kthim pas.

PD publikon mesazhet: Punonjësve të administratës u kërkohet

jola hysaj

Sondazh

Poll