Politike

Mbledhja e Komitetit për të diskutuar mbi MSA, opozita voton kundër rezolutës së propozuar, Bardhi: Shkak, refuzimi nga mazhoranca i çdo propozimi nga ne

Ai shton se propozimet kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

30 Tetor 2024, 13:21 Nga M.B
Mbledhja e Komitetit për të diskutuar mbi MSA, opozita voton
Foto nga takimi

TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike votoi kundër rezolutës së propozuar në mbledhjen e Komitetit për të diskutuar mbi MSA-në. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka sqaruar se vota kundër vjen për shkak të refuzimit nga mazhoranca të çdo propozimi nga opozita.

Ai shton se propozimet kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

"Grupi Parlamentar i PD-së do te votojë kundër rezolutes. Kjo jo se opozita është kundër procesit të integrimit por për shkak se mazhoranca refuzon çdo propozim tonin. Propozimet kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korruosionit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme", thotë Bardhi.

Pjesë nga diskutimet, gjatë takimit të 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri:

Kryesuesi i delegacionit të PE: Kolegë, nëse nuk votoni tekstin përfundimtar të rezolutës. Do të jetë sinjal negativ për Këshillin dhe do të ketë impakt negativ për negociatat e ardhshme. Nëse dini të ndihmoni anëtarësimin në BE, unë mendoj se dihte të votoni pro, pavarësisht se respektoj mendimin kundër.

Bardhi: Faleminderit shumë. E kemi publik dhe me votë, mbështetjen ndaj procesit të integrimit, por nuk mund të votojmë pro një rezolute ku nuk pasqyrohet asnjë prej amendamenteve të opozitës, që në këndvështrimin tonë japin pasqyrë reale të situatës në vend. Në këtë kuptim, detyrohemi të votojmë kundër, por nuk do të thotë se nuk mbështesim procesin e integrimit. Por rezoluta e përbashkët, nëse do të jetë, duhej të pasqyroheshin në atë tekst shqetësimet e opozitës

Eurodeputeti italian: Dua tu them kolegëve shqiptarë që ne kemi patur një shkëmbim të dobishëm me ju dhe kemi parë që ka dallime në mendime. Por jemi te pika ku duhet të bëjmë një përmbledhje dhe ti çojnë në Bruksel dhe Strasburg. Nëse PD voton kundër dhe rezoluta nuk miratohet do të conte mesazh negativ. A mund tu kërkoj ju lutem të bëni abstenim. Kjo do të tregonte se ka dallime të ndryshme.

Tabaku: I dëgjova me interes përfaqësuesit e PE. Do të doja që kjo thirrje të ishte dhe për mazhorancën për amendamentet tona. Mund të kishim gjetur dakordësi, por ajo jepet nga ata që menaxhojnë pushtetin. Vota jonë vjen si rezultat i hedhjes poshtë të amendamenteve të opozitës nga mazhoranca.

gazment bardhi

Sondazh

Poll