30 Tetor 2024, 13:01
Nga M.B
Foto nga protesta
TIRANA- Lidhur me nisjen e hetimit ndaj deputetëve të opozitës Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu dhe Asllan Dogjani, policia ka dalë me një deklaratë zyrtare. Në njoftim thuhet se janë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në gjendje të lirë, për Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, për veprat penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".
Po ashtu policia shton se se janë proceduar 33 protestues për veprat penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" dhe "Prishja e qetësisë publike". Gjithashtu bëhet me dije se po punohet për kapjen e 2 personave të tjerë teksa janë shpallur në kërkim 3 automjete, sipas policisë. Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete të cilat janë përdorur për bllokimin e rrugës, ditën e djeshme.
Njoftimi:
Tiranë
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me aktet e jashtligjshme të zhvilluara gjatë protestës së ditës së djeshme, më datë 29.10.2024, ka arrestuar 1 shtetas për veprën penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal.
Janë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në gjendje të lirë, për shtetasit Xh. M., 57 vjeç, F. N., 53 vjeç, A. D., 57 vjeç, dhe A. V., 53 vjeçe, Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, për veprat penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik, parashikuar nga nenet 293, 274 dhe 236 të Kodit Penal;
Janë proceduar 33 shtetas, të gjithë banues në Tiranë, për veprat penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" dhe "Prishja e qetësisë publike", parashikuar nga nenet 293 dhe 274 të Kodit Penal.
Po punohet për kapjen e 2 personave të tjerë dhe gjithashtu janë shpallur në kërkim 3 automjete. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete të cilat janë përdorur për bllokimin e rrugës, ditën e djeshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprime të mëtejshme.
protesta e opozites
Politike
30 Tetor 2024, 12:48
I.A
Pirro Vengu
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, ka deklaruar se në mbledhjen e qeverisë u miratua projektligji për funksion...
Politike
30 Tetor 2024, 12:31
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka kryesuar me rritjen e turizmit në Evropë. Me anë të ...
Politike
30 Tetor 2024, 12:18
Esiona Konomi
Ministria e Financave
Pesë muaj përpara zgjedhjeve lokale të vitit 2023, institucionet shtetërore e frenuan vendosjen e gjobave ndaj sh...
Politike
30 Tetor 2024, 11:47
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Ministria e Jashtme greke ka reaguar lidhur me incidentet me Fredi Belerin, i cili ndodhet në Tiranë si pj...
Politike
30 Tetor 2024, 11:45
I.A
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish/zv-kryeministri Arben Ahmetaj është shprehur se do të vijë në Shqipëri. Gjatë emisionit &...
Politike
30 Tetor 2024, 11:35
M.B
Fatmir Mediu
TIRANA- Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu është paraqitur sërish sot në Gjykatën e Posaçme, pasi iu r...
Politike
30 Tetor 2024, 11:28
M.B
Pirro Xhixho
TIRANA- Ish-drejtori i AKEP, Pirro Xhixho është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të ...
Politike
30 Tetor 2024, 11:19
M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj po merr pjesë në ditën e dytë të takimit të...
Politike
30 Tetor 2024, 11:20
I.A
Edi Rama
DURRËS- Takimi i kryeministrit Edi Rama me pensionistët në Durrës nuk ka kaluar pa incidente. Kjo pasi një prej pens...
Politike
30 Tetor 2024, 11:14
I.A
DURRËS- Gjatë takimit me pensionistët në Durrës, një ish-minator, i dalë në pension disa vite më herë, ...