Politike

Miratohet projektligji për formimin e forcës rezerviste/ Vëngu: Kemi një paketë të buxhetit të shtetit prej 15.5 mln euro

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Vëngu tha se kjo u jep mundësinë ushtarakëve në privat, që të rikthehen në Forcat e Armatosursa me misione specifike.

30 Tetor 2024, 12:48 Nga I.A
Miratohet projektligji për formimin e forcës rezerviste/ Vëngu:
Pirro Vengu

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, ka deklaruar se në mbledhjen e qeverisë u miratua projektligji për funksionimit dhe organizomini e forcës rezerviste në Shqipëri. Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Vëngu tha se kjo u jep mundësinë ushtarakëve në privat, që të rikthehen në Forcat e Armatosursa me misione specifike.

Po ashtu Vëngu theksoi se paketa financiare për formimin e kësaj force do të jetë 15.5 milionë euro nga buxheti i vitit 2025.

"Miratimin e projektligjit për funksionimit dhe organizomini e forcës rezerviste në Republikën e Shqipërisë. Në kuadër të detyrimeve standarde të NATO-s dhe sfidave të reja të sigurisë, ka lindur nevoja për krijimin e saj dhe i jep mundësi ushtarakëve aktivë në privat në teknicitet të lartë, që të rikthehet në FA me misione specifike dhe të japin kontributin e tyre me detyrime që mund të mbulojën misione paqeruajtëse dhe ato të NATO-s apo në rajon.

Që nga hyrja në fuqi e këtij projektligji, shpresojmë që fillim viti të na gjejë në hapat e para të formimit të forcës së rezervistëve. Kemi një paketë financiare të konsiderueshme të buxhetit të shtetit prej 15.5 milionë euro, sikundër dhe një angazhim më të madh në vitet në vijim. Do të jetë një instrument për t’u bërë një forcë e armatosur më tërheqëse dhe sikundër sa u përket nevoja që Shqipëria të ketë gamë më të gjerë personeli. I konsiderojmë FA si kapacitete kombëtare”, tha Vëngu.

pirro vengu

Sondazh

Poll