Politike

Shpërthimi me 2 të vdekur në magazinën në Lushnjë, deputeti Bujar Çela në SPAK: Isha si person në hetim

Në dalje nga SPAK, Çela foli shkurt për mediat duke bërë me dije se dha sqarime për ngjarjen si person në hetim

30 Tetor 2024, 13:15 Nga ZH.LL
Shpërthimi me 2 të vdekur në magazinën në Lushnjë,
Deputeti Bujar Çela në SPAK

TIRANË- Deputeti i PS, Bujar Çela është pyetur ditën e sotme në SPAK për shpërthimin me 2 dy të vdekur në magazinën në Lushnjë në pronësi të tij. Në dalje nga SPAK, Çela foli shkurt për mediat duke bërë me dije se dha sqarime për ngjarjen si person në hetim. Ndërsa avokati tha se klienti i tij është në gjendje jo të mirë shëndetësore, ku shpërthimi ka lënë pasoja që nuk janë rikuperuar.

“Nuk na është njoftuar akuzë, është person në hetim. Për shkak të gjendjes shëndetësore nuk dha dot deklarim të saktë, por është sekret hetimor. Do t’iu sqarojmë në një moment të dytë”, tha avokati i deputetit.

Nga shpërthimi i ndodhur në Lushnje mbetën të vrarë babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha. Gjithçka ndodhi teksa një vinç, ku ndodheshin dy viktimat Roland dhe Elidon Hoxha, po ngrinte një bombol oksigjeni që do të përdorej në lartësi për të kryer saldime, maja e mjetit të hekurt ka hasur në telin përcjellës të tensionit të lartë e për pasojë bombola ka shpërthyer. Babai ka ndërruar jetë në vinç, ndërsa i biri u transportua me ambulancë në drejtim të Tiranës, por fatkeqësisht rrugës ka ndërruar jetë. 

Deputeti Bujar Çela u akuzua fillimisht nga Prokuroria e Fierit për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, “ndërtim të paligjshëm”, dhe “shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”. Çështja ndaj Çelës iu transferua për kompetencë Prokurorisë së Posaçme, teksa kjo e fundit ende nuk ka dalë në konkluzione konkrete lidhur me shpërthimin fatal. SPAK ka urdhëruar kryerjen e një sërë veprimeve, ndërsa është në pritje të konkluzioneve që do të nxirren mbi shkaqet. 

bujar cela shperthimi ne lushnje spak

Sondazh

Poll