Politike

Sulmi me vezë dhe kos ndaj Belerit në Tiranë, Ministria e Jashtme greke: Shqipëria të garantojë sigurinë për eurodeputetët

Gjithashtu ministria e Jashme greke shton se eurodeputetët përfaqësojnë BE e duhet të trajtohen me respek.

30 Tetor 2024, 11:47 Nga M.B
Sulmi me vezë dhe kos ndaj Belerit në Tiranë, Ministria e Jashtme
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Ministria e Jashtme greke ka reaguar lidhur me incidentet me Fredi Belerin, i cili ndodhet në Tiranë si pjesë e delegacionit prej 10 eurodeputetësh në kuadër të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Ky institucion kërkon që autoritetet të marrin masa. Gjithashtu ministria e Jashme greke shton se eurodeputetët përfaqësojnë BE e duhet të trajtohen me respek.

“Dënojmë sulmet ndaj eurodeputetit grek Fredi Beleri gjatë vizitës së delegacionit të Parlamentit Europian në Tiranë për të monitoruar procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.

Autoritetet shqiptare duhet të marrin masat e duhura për të garantuar sigurinë dhe lirinë e eurodeputetëve për të kryer pa pengesa detyrat e tyre. Eurodeputetët përfaqësojnë interesat e qytetarëve të BE-së dhe duhet të trajtohen me respektin e duhur”, deklaron Ministria e Jashtme greke.

Akti ndodhi ditën e djeshme teksa eurodeputeti Beleri po dilte nga kryesia e Kuvendit teksa po merrte pjesë në takimet e delegacionit europian në kuadër Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

greqia fredi beleri

Sondazh

Poll