Politike

Takimi i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri/ Gjekmarkaj: Salianji në burg politik, rëndon ndërgjegjen e institucioneve dhe shoqërisë sonë

Në këtë takim, Gjekmarkaj solli rastin e ish-deputeti Ervin Salianji duke thënë se ai është i burgosur politik.

30 Tetor 2024, 11:19 Nga M.B
Takimi i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri/
Foto nga takimi

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj po merr pjesë në ditën e dytë të takimit të eurodeputetëve të Parlamentit Europian që ndodhen në Tiranë për takimin e 18-të të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE. Në këtë takim, Gjekmarkaj solli rastin e ish-deputeti Ervin Salianji duke thënë se ai është i burgosur politik. Gjekmarkaj shtoi se ky rast rëndon ndërgjegjen e institucioneve dhe shoqërisë sonë.

“Mburrja e Kryeministrit për veprimet ligjore kundër gazetarëve për akuza shpifjeje, si në rastin e deputetit Salianji, nxjerr në pah një prirje shqetësuese drejt masave ndëshkuese ndaj medias. Ervin Salianji nën kryetar i grupit te PD person qe nuk ka patur kurrë pushtet, që nuk ka ushtruar kurrë asnjë forme korrupsioni, që ka bërë shërbime publike, gjithashtu prej dy muajsh është në burgun politik duke e rëndur ndërgjegjen e institucioneve dhe shoqërisë sonë”, tha Gjekmarkaj.

be-shqiperi

Sondazh

Poll