Politike

Pensionisti kërkon fjalën, Rama axhitohet: Nuk jam i detyruar të respektoj, me zor me mua nuk fiton asnjeri

Por kjo nuk i ka pëlqyer Ramës, duke i bërë thirrje që të qetësohet dhe të ulet në vendin e tij. 

30 Tetor 2024, 11:20 Nga I.A
Pensionisti kërkon fjalën, Rama axhitohet: Nuk jam i detyruar
Edi Rama

DURRËS- Takimi i kryeministrit Edi Rama me pensionistët në Durrës nuk ka kaluar pa incidente. Kjo pasi një prej pensionistëve në takim ka kërkuar me ngulëm fjalën. Por kjo nuk i ka pëlqyer Ramës, duke i bërë thirrje që të qetësohet dhe të ulet në vendin e tij. 

"O djalë lëre, lëre. të lutem shumë o Zotni, të lutem shumë. Çfarë është kjo se nuk e kuptoj. T'i mund të duash të flasësh, por kjo është me radhë. Do të respektoj patjetër. Nuk jam i detyruar të respektoj, dikë që ndërpret të tjerët. Ulu. Të falenderoj shumë, pa radhë nuk ka. 4 herë e ndërpreve zotnin, më vjen shumë keq. Me zor me mua nuk fiton dot asnjeri. Aq më keq që qenkemi fis bashkë. Takohemi mbrapa, mos më ndërprit më mbledhjen, jemi në takim”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll