Politike

Takimi i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, PDIU braktisi mbledhjen, shkak prania e Fredi Belerit

Bëhet me dije se në takim duhej të merrte pjesë në emër të grupit parlamentar, Mesila Doda, por deputetja nuk shkoi në këtë takim.

30 Tetor 2024, 10:26 Nga M.B
Takimi i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri,
Foto nga takimi

TIRANA- Grupi parlamentar i PDIU refuzoi dje të merrte pjesë në takimin e zhvilluar me delegacionin e PE-së, per shkak të pranisë së eurodeputeti Fredi Beleri. Bëhet me dije se në takim duhej të merrte pjesë në emër të grupit parlamentar, Mesila Doda, por deputetja nuk shkoi në këtë takim.

Ndërkohë, sot në Tiranë do të zhvillohet dita e dytë e takimit të 18-të të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Ditën e djeshme është mbajtur takimi i parë i Stabilizim-Asocimit mes parlamentit shqiptar dhe atij europian.

Në fokus të këtyre takimeve të dyja delegacionet do të diskutojnë dhe ndajnë mendime mbi tema si: sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, liria e medias dhe zgjedhjet, zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi si dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.

pdiu

Sondazh

Poll