Politike

VIDEO/ Berisha publikon momentet e shoqërimit të protestuesve nga policia: Protestë paqësore, e drejtë ligjore!

Në video citohen dhe disa fraza të përmendura shpesh nga anëtarët e opozitës si :"Protestë paqësore", "e drejtë ligjore", "polici narko".

30 Tetor 2024, 10:59 Nga M.B
VIDEO/ Berisha publikon momentet e shoqërimit të protestuesve nga
Foto ilustruese

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video ku shfaqen momente nga shoqërimi i disa protestuesve. Në video citohen dhe disa fraza të përmendura shpesh nga anëtarët e opozitës si :"Protestë paqësore", "e drejtë ligjore", "polici narko".

Opozita protestoi këtë të martë në gjashtë akse kryesore të vendit “aktin e revoltës së mosbindjes civile”, e dyta radhazi pas asaj të 7 tetorit. Protestuesit përsëritën kërkesat për formimin e një qeverie teknike deri në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, si dhe lirimin e liderëve të opozitës në Shqipëri. Protesta u shoqërua me djegie të gomave dhe disa përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Deputetët e opozitës shqiptare ndaluan makinat e tyre në mbikalimin e Kamzës, në hyrje të Tiranës, duke njoftuar zyrtarisht nisjen e protestës, prej orës 17:00 të së martës. E njëjta skenë u përsërit edhe në pesë rrethrrotullime të tjera të vendit, në Shkozet, Bradashesh, Rrogozhinë, Levan dhe Milot, duke sjellë bllokimin e qarkullimit rrugor.

Vetëm autoambulancat u lejuan që të kalonin. Me qindra simpatizantë të djathtë iu bashkuan deputetëve në mosbindjen civile të nisur prej 7 tetorit, duke artikuluar për rreth tri orë kërkesën për krijimin e një kabineti teknik, që do ta udhëheqë vendin deri në zgjedhjet e pranverës së ardhshme. Po ashtu ata përsëriten thirrjet për lirimin e lidershipit të opozitës, kryetarin e Partisë Demokrate, Sali Berisha, dhe kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ky i fundit i arrestuar nga SPAK gjatë javës së kaluar.

sali berisha protesta

Sondazh

Poll