Politike

Komisioni i Dezinformimit/ Guvernatori Sejko: Dy vitet e fundit u rritën sulmet kibernetike, po rishikojmë rregulloren e mbikqyrjes

Ai vuri theksin tek investimi në sistemet infrastrukturore për të pasur një mbrojtje sa më të lartë të sigurisë së informacionit.

30 Tetor 2024, 10:16 Nga M.B
Komisioni i Dezinformimit/ Guvernatori Sejko: Dy vitet e fundit u rritën
Gent Sejko

TIRANA- Komisioni Posaçëm “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit” po zhvillon seancë dëgjimore me kreun e Bankës së Shqipërisë. Sejko tha në Komision se dy vitet e fundit sulmet kibernetike janë rritur. Ai vuri theksin tek investimi në sistemet infrastrukturore për të pasur një mbrojtje sa më të lartë të sigurisë së informacionit.

"Dy vitet e fundit sulmet kibernetike drejt sistemit bankar është shtuar. Në një rast ka qenë një sulm i fortë kibernetik ndaj një banke që nuk ka cënuar llogaritë bankare si pasojë e masave të marra por informacionin, të dhënat. Por falë koordinimit të punës të gjithë institucioneve përfshi këtu BSH-në është izoluar dhe nuk ka krijuar probleme...

Në bashkëpunim me zyrën e asistencës teknike të Departamentit Amerikan të Thesarit po kryhet rishikimi dhe përshtatja e rregullores së BE-së, DORA, për një përqasje sa më të plotë të rregullores së mbikqyrjes së rrezikut të teknologjisë dhe informacionit dhe kibernetik. Kjo rregullore pritet të miratohet nga Këshilli Mbikqyrës I BSH-së muajin që vjen”, tha Sejko.

 

gent sejko

Sondazh

Poll