Politike

Sot dita e dytë e takimeve të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, në fokus lufta kundër krimit dhe korrupsionit

Në fokus të këtyre takimeve të dyja delegacionet do të diskutojnë dhe ndajnë mendime mbi tema si: sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, liria e medias dhe zgjedhjet, zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi si dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.

30 Tetor 2024, 08:53 Nga M.B
Sot dita e dytë e takimeve të Komisionit Parlamentar të
Tryeza e punimeve


TIRANA- Sot në Tiranë do të zhvillohet dita e dytë e takimit të 18-të të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Ditën e djeshme është mbajtur takimi i parë i Stabilizim-Asocimit mes parlamentit shqiptar dhe atij europian.

Në fokus të këtyre takimeve të dyja delegacionet do të diskutojnë dhe ndajnë mendime mbi tema si: sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, liria e medias dhe zgjedhjet, zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi si dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.

Pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), dialogu politik ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së zhvillohet në kuadër të Këshillit të Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe strukturave të tjera të përbashkëta (të komitetit dhe nënkomisioneve).

Ndërkohë, Këshilli i Stabilizim Asociimit mblidhet një herë në vit për të kryer një vlerësim të përgjithshëm të zbatimit të MSA-së dhe shqyrton çdo çështje të rëndësishme që lind.

be-shqiperi

Sondazh

Poll