Politike

Incidenti jashtë Kuvendit, Beleri: Sulme të tilla nuk më trembin! Ministrja e Jashtme e Greqisë: Autoritetet shqiptare të garantojnë sigurinë e eurodeputetëve në punën e tyre

Beleri tha më tej se Shqipëria duhet të tregojë me vepra që dëshiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

29 Tetor 2024, 22:44 Nga r.ll
Incidenti jashtë Kuvendit, Beleri: Sulme të tilla nuk më trembin!
fredi beleri

TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri u përball me një incident pas daljes së tij sot nga kryesia e Kuvendit, ku u sulmua me vezë dhe kos. Në deklaratën e tij për mediat pas incidentit, Beleri tha në gjuhën greke se urrejtja që kryeministri Edi Rama ka ndaj tij dhe minoritetit grek nuk duhet shfaqur më. Ai shtoi se sulmet të tilla si i sotmi nuk e trembin, pasi ka kaluar 16 muaj në një qeli shqiptare. Beleri tha më tej se Shqipëria duhet të tregojë me vepra që dëshiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

"Urrejtja që zoti Rama ka ndaj meje dhe minoritetit etnik grek në Himarë nuk duhet të shfaqet më. Fatkeqësisht Shqipëria vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian tregoi sot çvlerësim të organeve europiane në të cilin dëshiron të anëtarësohet por edhe çvlerësim të marrëveshjeve që ka firmosur për të mbrojtur përfaqësitë diplomatike. Kalova 16 muaj në një qeli shqiptare. Këto sulme nuk më trembin. Shqipëria duhet të tregojë me vepra që dëshiron dhe duhet të jetë në Europë. Kjo nuk mund të bëhet nëse nuk mbyllen plagët e vjetra në demokraci dhe në shtetin e të drejtës. Dhe nëse nuk rrespekton të drejtat e minoritetit etnik grek.", është shprehur Beleri

Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë po ashtu e ka dënuar sulmin ndaj eurodeputetit të partisë greke "Demokracia e Re". Në një deklaratë të lëshuar nga ministria thuhet: "Dënojmë nxitjen ndaj eurodeputetit grek Fredi Beleri, gjatë vizitës së delegacionit të Parlamentit Evropian në Tiranë, për të kontrolluar procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. Autoritetet shqiptare duhet të marrin masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e eurodeputetëve dhe lirinë për të kryer punën e tyre pa pengesa. Eurodeputetët përfaqësojnë interesat e qytetarëve të Bashkimit Evropian dhe ata duhet të gëzojnë respektin e duhur”.

fredi beleri

Sondazh

Poll