Politike

Pse mori pjesë PD në Komisionin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit kur është në mosbindje civile? Boçi: Nuk është lojë e dyfishtë, marrëdhëniet me ndërkombëtarët janë korrekte

Sipas tij, nëse PD nuk do të merrte pjesë në Komisionin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit do të ishte në shënjestër të analistëve të ndryshëm.

29 Tetor 2024, 21:59 Nga r.ll
Pse mori pjesë PD në Komisionin Parlamentar të
luciano boci

TIRANË- Deputeti demokrat Luçiano Boçi, është pyetur se përse Partia Demokratike ka marrë pjesë në Komisionin Parlamentar të Stabilizimi-Asociimit, kur opozita në mosbindje civile.

I ftuar në "Open" në News24, Boçi tha se kjo nuk është një lojë e dyfishtë e Partisë Demokratike. Sipas tij, nëse PD nuk do të merrte pjesë në Komisionin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit do të ishte në shënjestër të analistëve të ndryshëm. Boçi shtoi më tej se Partia Demokratike po vijon traditën e mbajtjes së raporteve me ndërkombëtarët.

“Nuk ka lojë dyfishe të Partisë Demokratike. Por, nëse ne nuk merrnim pjesë në Komisionin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, do të ishim tabelë qitje nga opinionistë të ndryshëm, duke thënë se ne kemi probleme me ndërkombëtarët e të tilla gjëra. Por, marrëdhëniet tona janë korrekte me ndërkombëtarët. Gjithashtu, PD nuk heq dorë nga mosbindja civile, të cilës i qëndrojmë patjetër, pasi vendi ka nevojë për qeveri teknike, që të garantohet vota e lirë”, tha Boçi.

luciano boci

Sondazh

Poll