Politike

Protesta e opozitës, Meta reagon nga burgu: Nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë!

Meta falenderoi pjesëmarrësit në tubim ku tha se shqiptarët u ngritën në këmbë me guxim për të marrë në dorë fatet e Shqipërisë.

29 Tetor 2024, 21:43 Nga r.ll
Protesta e opozitës, Meta reagon nga burgu: Nuk ka forcë në
protesta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia e paraburgimit te "313" lidhur me protestën e sotme të opozitës.

Në postimin e tij në Facebook, që e ka shoqëruar dhe me momente nga protesta, Meta falenderoi pjesëmarrësit në tubim ku tha se shqiptarët u ngritën në këmbë me guxim për të marrë në dorë fatet e Shqipërisë.

"Nuk ka forcë të ndalë Uraganin e Lirisë", shkruan ish-presidenti ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË: 

Falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për qindra mijëra shqiptarë patriotë në mbarë vendin që u ngritën në këmbë me guxim dhe me ndjenjë të fortë patriotike e kombëtare, në përballje pa kthim me Narkoshtetin për të marrë në dorë fatet e Shqipërisë.

Nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë!

Protesta e opozitës, Meta reagon nga burgu: Nuk ka forcë në

Ka zgjatur tre orë, ashtu siç ishte lajmëruar protesta e opozitës në gjashtë akse të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin. E cilësuar nga opozita si mosbindje civile, protesta nisi paqësisht, ndonëse nuk munguan tensionet dhe përplasjet.  Në të gjashtë pikat strategjike të zgjedhura nga opozita për protestë, u bllokua qarkullimi i automjeteve.  Konkretisht protesta bllokoi qarkullimin e makinave në mbikalimin e Kamzës, rrethrrotullimin e Shkozetit, Bradasheshit, Rrogozhinës, Levanit dhe Milotit. 

ilir meta protesta e opozitës 29 tetor 2024

Sondazh

Poll